“U sëmura duke parë lajmet”, batuta e Mançinit krijon polemika, trajneri kërkon ndjesë: Nuk kisha atë qëllim…

23/10/2020 - 12:38

Një postimi i trajnerit të Italisë, Roberto Mançini në “Instagram”, në lidhje me Koronavirusin, që po bën kërdinë në të gjithë botën, prodhoi polemika të mëdha.Trajneri i kombëtares “azzure”, ndau me ndjekësit e tij një karikaturë në të një infermiere pyet pacientin në spital:

“Ke ndonjë ide si u sëmure?”. “Duke parë lajmet”, ishte përgjigja e pacientit.Nuk është hera e parë që Mançini polemizon në lidhje me virusin, duke u përplasur në të shkuarën edhe me ministrin Speranza. Por gjithësesi pasditen e djeshme ka mbërritur edhe ndjesa e teknikut të Italisë, që ka saktësuar:

“Postova vetëm një karikaturë që mu duk se ç’dramatizonte një moment kaq të komplikuar. Vetëm kaq. Nuk kishte asnjë mesazh të nënkuptuar e asnjë qëllim për ti treguar mungesë respekti të sëmurëve e viktimave nga Covid-19, nëse është kuptuar kështu kërkoj ndjesë”, u shpreh Maçini.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Situata e krijuar pas humbjes së Gjermanisë 6-0 ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve vazhdon të jetë e tensionuar.

Peshëngritja shqiptare ka humbur të premten një tjetër figurë, pasi është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Haki Agalliu.

Ikona argjentinase e futbollit, Diego Maradona, është larguar të mërkurën nga kjo jetë.

Vdekja e Diego Armando Maradonës fatkeqësisht është shoqëruar me polemika e skandale.

Argjentina, Napoli dhe e gjithë bota po vajton largimin nga kjo jetë të legjendës së futbollit Diego Armando Maradonës.

Diego Armando Maradona është përcjellë për në banesën e fundit nga anëtarët e familjes dhe miqtë e ngushtë, të cilët ishin të vetmit që u

Elseid Hysaj po kalon javët e tij të fundit në aventurën te Napoli.

Futbollisti i ekipit norvegjez Molde Sherif Sinian ka shpëtuar mirë në përballjen e mbrëmjes së djeshme me Arsenalin në Ligën e Europës.

Teuta nuk shkoi më shumë se një pikë në ndeshjen e javës së katërt ndaj Vllaznisë.