Zëvendësimi në sfidën ndaj Luganos ka mjaftuar që shqiptari i Kosovës, Benjamin Kololli të shpërthejë duke thyer me grushte stolin e rezervave.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, që aktivizohet në radhës e Zyrihut, u zëvendësua nga trajneri në minutën e 64-t, teksa ky zëvendësim nuk i ka pëlqyer aspak Kolollit, që kohët e fundit është shndërruar në një lider te skuadra zvicerane.

26-vjeçari pritet të dënohet nga klubi për këtë veprim të shëmtuar, teksa në prononcimin pas ndeshjes trajneri Magnin u shpreh:

"Kur isha futbollist edhe unë kam vepruar si Kololli. Gjithsesi gjesti i tij do të ketë pasoja. Do të ketë një ndëshkim tek ai, por fillimisht duhet të flasim".