6 lojtarë të Barcelonës dhe 3 të Realit të Madridit në 11-shen më të mirë të shekullit të 21-të.

UEFA ka zbuluar formacionin më të mirë këtyre 17 viteve të fundit në futboll dhe ndër të përzedhurit e tifozëve të cilët me votat e tyre kanë zgjedhur 11-shen më të mirë, spikasin Barcelona dhe Realin e Madridit, me blaugranat që bëjnë ligjin me plot 6 lojtarë. Në portë është zgjedhur Iker Casillas për atë çfarë ka dhënë me Realin e Madridit pasi aktualisht gardiani spanjoll është pjesë e Portos.

Mbrojtja përbëhet nga ish kapiteni i Bayernit, Philip Lahm, ish qëndërmbrojtësi i Barcelonës Carles Puyol por edhe nga dy më të mirët e momentit në pozicionet e tyre, Gerard Pique dhe Sergio Ramos. Kabina e regjisë në mesfushë i përket një ish katalanasi, pikërisht Xavi-t i mbështetur nga Iniesta dhe Gerard.

Në sulm përkrah Messit dhe Ronaldos, fansat që kanë marrë pjesë në votim kanë preferuar edhe francezin Thierry Henry i cili më shumë sesa për paraqitjet e tij me Barcelonën, është vlerësuar për periudhën fantastike të karrierës së tij me Arsenalin.