UEFA vjen në Tiranë për stadiumin, kërkohet perfeksioni për ndeshjen e Kategorisë A

08/11/2019 - 13:26

Shqipëria do të presë Francën kampione të botës në stadiumin e ri kombëtar, në një ditë ku të pranishëm në impiant do të jenë të pranishëm përfaqësues të rëndësishëm të politikës në vend, por edhe të qeverisë europiane të futbollit.

Pikërisht, kjo e fundit ka sjellë në vendin tonë prej ditësh një përfaqësi të deleguarish, të cilët po monitorojnë dhe instruktojnë detajet e fundit të ndërtimit të impiantit të ri, por jo vetëm: Çdo detaj!

Sigurisht, e gjithë kjo lidhet me praninë në inaugurimin e stadiumit.Prej disa ditësh, UEFA po monitoron deri në detaje të gjithë përfundimin e punimeve në stadiumin e ri kombëtar.

Duke qenë se po afron data 17 nëntor, koha shtrëngon dhe gjithçka duhet të bëhet gati fillimisht për të dielën, në sfidën testuese ose të kolaudimit të impiantit mes Vllaznisë dhe Apolonisë, e vlefshme për kampionatin e femrave në Shqipëri. Në vendin tonë, ambientet e stadiumit shndërrohen shpesh në vend mbledhjesh, teksa për çdo punim që është në përfundim e sipër, nga UEFA lihen edhe detyra apo afate.

Gjithashtu, edhe në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, prania e punonjësve të deleguar të UEFA-s apo edhe e drejtuesve të Policisë së Shtetit ka qenë e shpeshtë në ditët e fundit për të definuar çdo detaj të organizimit si edhe të sigurisë, si për pjesën e jashtme të impiantit, hyrjet apo kontrollet e tifozëve apo edhe për sigurinë dhe komoditetin e tyre në ambientet e brendshme, në shkallë dhe stolat përkatës.

Prania e konfirmuar e numrit një të UEFA-s, Aleksandër Ceferin, dhe e shumë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni, sigurisht që e ka shtuar edhe dozën e kujdesit përpara ndeshjes.

Kjo, e shoqëruar edhe me praninë e kampiones së botës, kërkon vëmendje të veçantë.Së fundmi, Kryeministri Edi Rama ka ndarë në faqen e tij në “Facebook” foto të punimeve të fundit, teksa sheshi hyrës para stadiumit po përfundon së shtruari me pllaka. Gjithashtu, krahas punimeve të fundit në impiant, po punohet intensivisht edhe për sheshimin e ambienteve që rrethojnë stadiumin e ri kombëtar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Racizmi është një nga çështjet më të diskutuara në futboll kohët e fundit, teksa shpesh herë nga ky fenomen janë prekur lojtarë të ndrysh

Pol Pogba është dhe mbetet një objektiv i Juves, aq sa media angleze, duke rënë në dijeni edhe të disa prej emrave të merkatos së janarit

Granit Xhaka është një hap pranë Milanit, siç raporton media zviceriane “RSI”, e cila bën me dije se lojtari është duke kërkuar shtëpi në

Ditën e sotme kanë dalë në konferencë për shtyp dy futbollistët e kombëtares, Emanuele Ndoj dhe Myrto Uzuni, ku kanë folur për grumbullim

Vijojnë ofendimet në kor për mamanë e futbollistit të Romës, Nikolo Zaniolo.

Stadiumi i ri në kryeqytet që do të mbajë emrin “Air Albania”, ka një impiant të ngjashëm në pamjen e jashtme dhe të brendshme në Meksikë

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoennes, ka zbuluar se klubi gjerman i ndau rrugët me trajnerin Niko Kovac pasi që lojtarët e skuadrës

Kohë krize te Arsenali, që në katër ndeshjet e fundit ka arritur të grumbullojë vetëm dy pikë.

Napoli është në krizë të thellë rezultatesh, por edhe identiteti.

Menjëherë pasi publikoi listën me 26 futbollistët e grumbulluar për ndeshjet e fundit eliminatore ndaj Andorrës dhe Francës, trajneri i S