United i jep 22.5 mln euro De Geas… që të ikë

11/06/2019 - 16:03

Bordi drejtues i Manchester United është shumë i shqetësuar përsa i përket çështjes David De Gea. Klubi anglez deri në këtë moment nuk e ka arritur objektivin e tij për të rinovuar kontratën me portierin spanjoll, por nga ana tjetër ai nuk po mund të gjejë as një skuadër tjetër për të.

Në këtë moment, ai që është më i interesuar për blerjen e De Geas është pikërisht Paris Saint germain që vetëm para pak ditësh komunikoi largimin e Gianluigi Buffon. Por David De Gea duket se nuk e ka me ngut për t’u larguar nga Old Trafford.

Iberiku e di shumë mirë që është titullar i padiskutueshëm te Manchester United dhe mund të rezistojë edhe 1 vit te kjo skuadër që e ka trajtuar gjithnjë shumë mirë dhe ku ka spikatur për shumë sezone.

Është pikërisht kjo arsyeja që e shtyn atë që të mendojë të mbyllë kontratën me Djajtë e Kuq edhe pse drejtuesit e kësaj skuadre nuk i kanë rritur pagën. Por te Mancester United duket se ka të tjera ide. Klubi anglez do të kërkojë që të përfitojë të ardhura nga shitja e kartonit të tij.

Sipas tabloidit ‘Daily Mail’, Manchester United është gati t’i ofrojë De Geas 22.5 milionë euro nëse ai vendos të transferohet te Paris Saint Germain gjatë merkatos së kësaj vere.

Kjo do të thotë se Manchester United do të paguajë 1/3-n e shifrës prej 67.5 milionë eurosh që klubi transalpin ka vendosur të ofrojë për kartonin e De Geas.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Juventusi po bën gjithcka për të ndërtuar një skuadër të frikshme sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë po tentojnë të rikthejnë në Torino pas

U fol edhe për një transferim të mundshëm te Kukësi, por karriera e Mërgim Mavrajt do të vazhdojë në Bundesligën e dytë gjermane. 

Real Madridi e ka merituar përcaktimin e “mbretit” në blerje yjesh.

Interi ka prezantuar ditën e sotme fanellën e dytë, teksa ka surprizuar me ngjyrën.

Benitez dhe Newcastle nuk arritën marrëveshje për rinovimin e kontratës, duke bërë që rrugët e tyre të ndahen.

Cristiano Ronaldo ka patur një të ftuar special në bordin e jahtit të tij, aty ku po kalon pushimet verore me familjen e tij.

Kameruni do të përballet ditën e nesërme me Guinea-Bisaun në takimin e vlefshëm për Grupin F të  Kupës së Afrikës.

Luis Suarez është bërë gaz i botës, me një reagim të tij gjatë ndeshjes mes Uruguait dhe Kilit e vlefshme për Kupën e Amerikës.

Mesfushori i Teutës dhe njëkohësisht kapiteni i Kombëtares U-21, Sherif Kallaku, konfirmoi edhe një herë se do të respektojë kontratën me

Teuta ka zhvilluar edhe miqësoren e dytë në tokën bullgare, ku po zhvillon fazën përgatitore në kudër të eliminatoreve europiane, ndërsa