Uzuni e Ndoj: Duhet të hyjmë në fushë vetëm për fitore (VIDEO)

11/11/2019 - 17:16

Ditën e sotme kanë dalë në konferencë për shtyp dy futbollistët e kombëtares, Emanuele Ndoj dhe Myrto Uzuni, ku kanë folur për grumbullimin në prag të dy sfidave kualifikuese, që Shqipëria do të zhvillojë më datë 14 nëntor ndaj Andorrës dhe më 17 nëntor ndaj Francës.

Në fjalën e tij Ndoj u shpreh: "Kam qenë 3 muaj jashtë dhe tani kam nisur të stërvitem dhe luaj me ekipin. Tani jam më mirë sepse kam luajtur 2 ndeshje në Serie A. Mund të kem 70 minuta në këmbë dhe tani duhet të shohim në stërvitje. E di trajneri. Më ka munguar Kombëtarja dhe do të jap gjithmonë 100% në fushë. Ka lojtarë shumë të fortë dhe i pashë para 1 muaji. Konkurenca është e mirë në skuadër sepse të bën të japësh 100% për t’i treguar trajnerit se je gati dhe i bën mirë çdo lojtari. Andorra? Ne jemi lojtarë të kombëtares dhe mendojmë ndeshjen e radhës. Jemi përqendruar vetëm te Andorra.Është ndihmë të kemi tifozë sepse i janë ekipit forcë dhe dua që të thërras edhe për ndeshjen në Elbasan sepse kemi nevojë kundër Andorrës. Më vonë mendojmë për Francën".

Myrto Uzuni theksoi: "Është tjeter klubi është tjetër Kombëtarja. Ke ndjenja dhe ndien më shumë besim. Ndihesh krenar që të përfaqësosh këto ngjyra. Mezi e prisja ftesën e radhës. Isha duke punuar fortë dhe prisja ftesën e radhës. Ndihem mirë pasi me Lokomotivën jam aktivizuar çdo ndeshje nga 90 minuta, kam asistuar kam shënuar. Besoj se jam në formë të mirë. Unë dua të luaj tek të 2 sfidat, por duhet t’i tregoj trajnerit që jam i gatshëm. Nuk jam ndjerë mirë kur nuk u grumbullova, por jam shumë i lumtur që u riktheva. Isha dhe duke lozur. Trajneri e pa që unë po bëja mirë. Trajneri nuk mund t’i japë llogari lojtarit që pse nuk po e thërret. Konkurrenca bën mirë për çdo ekip dhe lojtarët japin maksimumin për ekipin. Rëndësi ka që të dalim të gjithë të gëzuar me pikë maksimale."

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak ditë më parë mbrojtësi japonez Yuto Nagatomo i dha lamtumirën mes lotëve skuadrës turke të Galatasarayt, me të cilën luajti në dy sez

Tranjeri i Teutës, Edi Martini ka dalë sot në një konferencë për shytp në prag të ndeshjes ndaj Skëndërbeut.

Ndonëse ende shumë larg viteve më të mira dhe me pretendime për të arritur vetëm një vend në Europa League, Milani është shndërruar në nj

Ndonëse e dominoi Kukësin, Teuta nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim pa gola.

Fatkeqësi në familjen e Emiljano Vilës, mesfushorit të Teutës që ka luajtur edhe me kombëtaren shqiptare.

Liverpool ka fituar titullin kampion pas 30 vitesh dhe tifozët e “The Reds” normalisht janë shumë të lumtur për diçka të tillë.

Sulmuesi i Romës Edin Xheko raportohet së është kthyer në një objektiv serioz të Juventusit këtë verë.

Napoli po tregohet shumë aktiv në merkato edhe pse ende nuk ka zyrtarizuar goditjet e reja.

Asnjë rast pozitiv ndaj Covid-19 në padokun e Spilbergut, ku këtë fundjavë do të nisë sezoni i Formula 1.

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich Karl Heinz Rummenigge flet pa dorashka përsa i përket një prej emrave më të lakuar në merkato, por edhe m