Arlind Kalaja nuk do të jetë pjesë e Teutës në sezonin e ardhshëm. Anësori u bashkua me durrsakët verën e shkuar, por nuk ka mundur të gjejë hapësirat e duhura. Ai zbriti vetëm 12 herë në fushë me Teutën këtë sezon, ku vetëm dy ndeshje i nisi si titullar, pa mundur të gjejë në asnjë rast golin.

Mungesa e hapësirave ka qenë faktori kryesor, që ka çuar në divorc mes shkodranit dhe klubit bregdetar. 24-vjeçari është largimi i tretë nga Teuta, pas sulmuesit Idelino Gomez dhe Sherif Kallakut. Postimi i klubit të Teutës: Arlind Kalaja nuk është më pjesë e Teutës, pasi është vendosur të mos vazhdohet bashkëpunimi.

KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin. Mesfushorin anësor Arlind Kalaja i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. Në mungesë të akordit për rinovim, dy palët kanë zyrtarizuar ndarjen.

KF Teuta me këtë rast falënderon Kalan për kontributin e dhënë në fanellën blu, duke i uruar gjithë të mirat në të ardhmen.