Vëllai i Paulo Dybalas: Do të largohet, s’mund të luajë me Ronaldon

16/05/2019 - 17:10

Tek Atletico e Madridit, me largimin e Antoine Griezmann, është liruar një vend në fazën sulmuese, që mund të jetë ideal për Paulo Dybalan. Sulmuesi argjentinas është në qendër të thashethemeve në shoqërinë bardhezi, sidomos në debatin mes trajnerit Allegri dhe presidentit Agnelli.

Që kur në mbërriti Ronaldo, numri 10 i Juventusit është futur në një spirale depresive, aq sa zgjidhja më e mirë shihet te shitja e tij. Është kërkesë e trajnerit, që nuk ka parë rritje në lojën e tij, ndaj dhe do të studiohen ofertat për të.

Aktualiteti spanjoll, në këtë rast, u vjen në ndihmë të gjitha palëve. Atletico, që drejtohet nga Simeone, kërkon njeriun e duhur për të mbushur boshllëkun që krijon largimi i Griezmann.

Dybala, për momentin, po shijon disa ditë pushim në Sevilla bashkë me të dashurën e tij. Ndërsa nga Argjentina, vëllai i tij, Gustavo, ka befasuar me deklaratën e tij në një emision televiziv.

“Ka shumë mundësi që Paulo të largohet. Ka nevojë të ndryshojë ambient. Ndihej shumë mirë në Itali, por tano jo më, si shumë futbollistë të tjerë të Juventusit. Nuk është i vetmi që do të largohet.”

Motivi i këtij hapi të madh pas është i njohur dhe Gustavo Dybala flet edhe për këtë. “Jashtë fushës nuk ka asnjë problem me Cristiano Ronaldon. Problemet janë në fushë. Nuk mund të bëjë asgjë me të dhe Paulo është i i ri.” E atëherë, largimi tek Atletico duket zgjidhja më e mirë e mundshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Eden Hazard u nga Çelsi në merkaton e verës, teksa kompletoi kalimin e tij te Real Madridi.Belgu nuk po kalon një moment të mirë dhe traj

Asambleja e klubit të Juventusit do të mblidhet më 24 tetor të këtij viti, ndërsa Këshilli i Administrimit do t’u kërkojë një rritje të k

Mbrëmjen e djeshme janë ndezur për herë të parë projektorët e stadiumit të ri që po ndërtohet në kryeqytet, “Arenës kombëtare”, ku punime

Teuta u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve në kuadër të sfidës së të shtunës që do të zhvillojë në Korçë me Skënderbeun.

Ka mbetur vetëm të njoftohet data e inaugurimit të Stadiumit “Al Bayt” në Katar, një nga vendet që do të mirëpresë ndeshjet e “Botërorit

Irani merr vendimin historik për lejimin femrave në stadium për të ndjekur ndeshjet e futbollit.

Teuta luan një ndeshje delikate, pasi do të ndehet me Skënderbeun në qytetin  Korçës, ditën e shtunë në orën 16:00.