Himni i Francës është vërshëllyer masivisht nga të gjithë të pranishmit në stadiumin e ri kombëtar.

Sigurisht, ndjesia e ngatërrimit të himnit të Shqipërisë në “Stade De France” ka krijuar edhe irritimin e shqiptarëve në përballjen e fundit në grup.

Për këtë, Sisoko nuk ka ngurruar ta quajë turp, edhe pse është po ai vetë që jep argumentet pse pritej diçka e tillë.

“Është e turpshme që të vërshëllehet himni në atë mënyrë. Megjithatë, pas asaj që ndodhi në Francë, teksa himni i Shqipërisë u ngatërrua me një tjetër, e prisnim që të ndodhte. U bë një ndeshje e vështirë, por ia dolëm që të merrnim fitoren”, ka deklaruar Musa Sisoko për mediat franceze.