Teuta zhvilloi miqësoren e tretë në Turqi, teksa brazoi pa gola ndaj kazakëve të Fc Atirai. Pas humbjes ndaj Slovakos dhe fitores nda Osmanlisporit, ky ishte barazimi i parë për skuadrën e Nicës.

Në 3 takime miqësore durrsakët kanë arritur të shënojnë vetëm një gol që mban firmën e Amadu Latif. Jo më kot drejtuesit e Teutës janë vënë në kërkim të një sulmuesi goli, miqësoret e tregojnë më së miri shterpësinë dhe vështirësitë që ka skuadra durrsake për realizimin e golit.

Sipas asaj që shkruan faqja zyrtare e klubit, pjesa e parë foli totalisht për Teutën që dominoj kundërshtarin duke i shkuar disa herë pranë golit. Pjesa e dytë do të niste me ndryshime të shumta nga trajneri Nica, i cili hodhi në fushë me kalimin e minutave të gjithë lojtarët në dispozicion. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund pavarësisht rasteve në portat respektive.