Ish-sulmuesi i Swansea-t, Bafetimbi Gomis ka trembur të gjithë kur kolapsoi në fushë teksa po luante për Galatasaray. Por francezi 32-vjeçar në mënyrë të pabesueshme është rikthyer në fushën e lojës duke vazhduar lojën pas vizitës së lojtarëve.

Francezi u rrëzua në fund të një aksioni përpara se të rrëzohej në tokë teksa skuadra turke po përgatitej për të kryer në një goditje këndi. Lojtarët e shqetësuar rrethuan shokun e ekipit duke inkurajuar mjekët të ndërhynin menjëherë.

Por pas vizitës së mjeksëve, Gomis u rikthye në fushën e lojës vetëm disa momente më pas. Nuk është hera e parë që Gomis-it i bie të fikët në fushë.Edhe në ndeshjen e Swansea ndaj Tottenham në 2015, ai duhet të largohej nga loja me barelë pasi u fik në minutën e 6’.