Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje gjatë derbit mes PAOK-ut dhe AEK-ut në kampionatin grek ku në minutën e '8 presidenti i PAOK-ut, Ivan Savvidis hyri në fushë duke kërcënuar fillimisht arbirtin e katërt, ndërsa më pas iu drejtua arbitrit të parë.

"Je i vdekur!" i tha ai arbitrit duke vendosur dorën tek pistolete që mbante në brez. Pamjet janë fiksuar nga mediat greke, të cilat i kanë dhënë një hapësirë të madhe kësaj ngjarjeje duke e cilësuar atë një skandal të vërtetë.

Pyetja kryesore që shtrojnë grekët tani është se përse Savidis nuk u arrestua sëbashku me badigardët e tij në flagrancë brenda fushës së lojës. Ngjarja e rëndë mori vëmendjen e shtypit botëror.