Pjesa më e madhe e tifozëve të Liverpool dhe të Real kanë mbërritur në Kiev. Por prag-ndeshja nuk është më aq e qetë, përkundrazi.

Sipas “Interfax Ucraina” dhe “Marca”, mbrëmë një grup tifozësh me origjinë ruse, ka sulmuar tifozët anglezë, në një restorant të kryeqytetit ukrainas. Kanë fluturuar tavolina dhe karrige duke lënduar disa nga miqtë. Dy rusë dhe një tifoz i Liverpool kanë përfunduar në pranga.

Një klimë e ashpër që të sjell ndërmend prag-ndeshjen e Liverpool dhe Roma, ku u rrah brutalisht Sean Cox, tifozi i Liverpool, që ende është në spital me probleme cerebrale, ndërsa dy tifozë të Romës janë në burgun e Prestonit, në pritje të seancës gjyqësore që do të mbahet më 8 tetor.