Neymar e tha edhe vetë se gjesti i tij do të bënte të flitej shumë. I fundit, mbrojtësi i Monaco-s Andrea Raggi e ka etiketuar si një mungesë respekti veprimin e sulmuesit të PSG-së.

Ish-ylli i Barcelonës u tall me një nga lojtarët kundërshtarë në ndeshjen e fituar 3-2 nga PSG në transfertën e Renne në Kupën e Ligës. Neymar iu afrua kundërshtarit për ta ndihmuar të ngrihej, por në momentin që ky i fundit i dha dorën braziliani tërhoqi të tijën.

Neymar tha se ishte një shaka, por gjesti i tij ka ngjallur diskutime. I pyetur nga gazetarët, Andrea Raggi pranoi se nuk e kishte kuptuar veprimin e yllit të Paris Saint-Germain.

"E pashë veprimin e tij dhe mendoj se një kampion si Neymar duhet të ketë më shumë respekt për lojtarët e tjerë. Për mua ai veprim nuk ishte aspak i bukur", komentoi Raggi pas fitores së Monaco 2-0 ndaj Montpeiller të mërkurën mbrëma në gjysmëfinale të Kupën e Ligës.