Bernard Challandes është padiskutim një nga personazhet më të spikatur te përfaqësuesja e Kosovës, një trajner karizmatik i cili shpesh ka tërhequr vëmendjen e mediave.

E fundit nga trajneri zviceran erdhi pas ndeshjes kundër Anglisë ku ekipi i tij pësoi humbjen e parë në grup. Challandes nuk ka qenë dakord me vendimet e arbitrave dhe të gjithë mllefin e tij e ka shfryrë gjatë kohës kur po i drejtohej dhomave të zhveshjes.

Trajneri i Kosovës ka nisur të ofendoj me zë të lartë por kur kupton se po filmohet nis të buzëqesh, një video e cila ka sjellë ilaritet edhe në mediat britanike.