Vendimi i marrë nga drejtori i stadiumit “Gagarin”, për të larguar nga aty skuadrën ukrainase të Desnas, ka irrituar së tepërmi tifozët e këtyre të fundit.

Drejtori Aleksander Ovçarenko kishte kërkuar që Desna të mos i luante më ndeshjet si vendas në stadiumin “Gagarin”.

Kjo i ka irrituar së tepërmi tifozët, të cilët kanë marrë hak ndaj drejtorit. Ata kanë shkuar në zyrën e Ovçarenkos dhe e kanë nxjerrë atë me zor nga atje.

Por, nuk përfundoi këtu. Pasi e nxorën jashtë, tifozët e hodhën atë në koshin e plehrave, duke e paralajmëruar për vendimet që ka marrë.