Vijon bojkoti, skuadrat sërish në fushë për të lexuar mesazhin për qeverinë

27/09/2020 - 21:25

Liga Profesioniste e Futbollit vijon me bojkotin e këtij sporti deri në plotësimin e 4 kërkesave nga qeveria, teksa hapi i radhës është sërish zbritja në fushë dhe leximi i mesazhit drejtuar kryeministrit Rama.

Ashtu si një javë më parë edhe dje në “Loni Papuçiu” të Fierit, futbollistët e Apolonisë e Kastriotit zbritën në fushë, kapitenët lexuan deklaratën dhe më pas skuadrat u rikthyen në dhomat e zhveshjes.

I njëjti ritual zbatohet edhe në sfidat Teuta-Kukësi, Vllaznia-Tirana, Bylis-Skënderbeu dhe Partizani-Laçi, ku kapitenët do të lexojnë deklaratën e bojkotit dhe më pas skuadrat do të kthehen në dhomat e zhveshjes.

Gjatë kësaj jave pati një takim mes Ligës Profesioniste dhe deputetit Fidel Ylli, i cili është i ngarkuari i kryeministrit për dialog dhe duket se palët janë afruar disi mes tyre, por nuk ka ende “tym të bardhë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Milani dhe Roma ofruam një mbrëmje emocionuese në përplasjen e fundjavës në Serinë A (3-3), por spektakli i “San Siros” u njollos në njëf

Milani nuk arriti të afronte në skuadër një qëndërmbrojtës në merkaton e verës dhe do të tentojë ta bëjë këtë në merkaton e dimrit në mën

Maurizio Sarri është shumë pranë zgjidhjes së kontratës me Juventusin.

Liga Profesioniste e futbollit e mbledhur në orën 13:00 të kësaj të enjteje, ka vendosur t’i japë fund bojkotit dhe të nisë kampionatin e

Aleksandër Pato do të rikthehet në futbollin italian për të nisur një eksperiencë të re.

Futbolli është shumë më tepër se një lojë 90 minuta teksa ia del gjithnjë të përfshijë shumë njerëz të cilët apasionohen dhe më pas e bëj

Lorenco Vila krenohet me Teutën. Sulmuesi mendon se skuadra është më shumë se gati për ta nisur sezonin dhe ëndërruar titullin.

Reali i Madridit i shpëtoi turpit në minutat e fundit ditën e djeshme në Ligën e Kampioneve, teksa arriti të barazojë 2-2 Myshengladbahun

Lajm i madh për futbollin shqiptar.Bojkotit mesa duket po i vjen fundi dhe për këtë një sinjal e ka dhënë Federata Shqiptare e Futbollit