Teuta vijon fazën përgatitore në Ohër, ndërkohë që nesër durrsakët do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me skuadrën e Kukësit, që do t’i shërbejë shumë stafit teknik.Në Maqedoni durrsakët kanë luajtur vetëm një ndeshje me FC Struga dhe e kanë fituar me rezultatin 2-1 me gola të Dediç dhe Peqinit.Tashmë me ekipin do të bashkohet edhe sulmuesi ganez Latif Amadu, i cili është pajisur me vizë dhe që sot vihet nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani.