Kërkohet një sulmues, por pa shpenzuar shumë. Me pakë fjalë kjo është stradegjia e Juventus në merkaton e janarit, ku objektiv të vetëm ka gjetjen e një zëvendësuesi për Alvaro Morata.

Mungesa e spanjollit tregoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Milanit se Cristiano Ronaldo nuk funksionon si duhet me Dybala. Për të ekzaltuar lojën e CR7, trajnerit Andrea Pirlo i duhet një numër “9” që të sulmojë zonën e kundërshtarëve.

Pasi u sfumua zgjedhja e parë që ishte Fabio Quagliarella, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po studiojnë të gjitha alternativat “loë cost”. Këtij profili i afrohet vetëm Graziano Pelle, i cili mund të firmosë me parametra zero.

Juventus ka në listë edhe dy sulmues me profil më të lartë. Bëhet fjalë për Milik dhe Giroud. Të dy këta janë gati të veshin fanelën e kampionëve të Serie A.

Por Juventuis nuk do të shpenzojë, 15 milion euro për të parin dhe 10 për të dytin, duke e ditur se në fund të sezonit atyre iu skadojnë kontratat me Napolin dhe Chelsea dhe kështu mund të afrohen si lojtarë të lirë.