Vlera në treg, Kombëtarja e Panuçit “kushton” më shumë se ajo e De Biazit

Postuar: 12/08/2017 - 19:14

Kombëtarja e Kristian Panuçit vlen më shumë sesa ajo e Xhani De Biazit… Mos u surprizoni. Trajneri i sapoardhur nuk ka bërë asnjë magji për të rritur me 15 milionë euro vlerën e kuqezinjve, por janë performancat e shkëlqyera dhe kërkesat e shumta që kanë futbollistët në merkato ato që kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të vlerës së Kombëtares shqiptare.

Përpara nisjes për në Francë, ishte gazeta italiane “Gazzetta Dello Sport” që kishte bërë një analizë për Shqipërinë dhe në atë kohë skuadra e drejtuar nga Xhani De Biazi vlente 44.2 milionë euro në total. Aktualisht, lojtarët, që me shumë mundësi do të grumbullohen nga trajneri Panuçi, vlejnë më shumë se 60 milionë euro. Ndoshta kjo është Kombëtarja më e shtrenjtë e të gjithë historisë së saj, por nëse lojtarët vazhdojnë të shkëlqejnë, sigurisht që do të rrisin vlerat e tyre në merkato.

JANË RRITUR

Tre portierët e Kombëtares shqiptare kanë pësuar rritje në vlerën e tyre në merkato. Etrit Berisha, Tomas Strakosha dhe Alban Hoxha kanë ndikuar në rritjen e përgjithshme të kuqezinjve. I pari vjen pas një sezoni të shkëlqyer me skuadrën e Atalantës duke qenë vendimtar në kualifikimin për në Ligën e Europës.Strakosha ndërkohë blindoi vendin e titullarit te Lacio duke nxjerrë jashtë loje Marketin, por edhe Alban Hoxha ka bindur me performancat e tij. Nuk mund të mungonte në këtë listë mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili vazhdon të rrisë vlerën e tij në “transfermakt”, nga 14 mln në 18 mln euro. Pjesa e sulmit gjithashtu ka pësuar rritje graduale. Lojtarët si Latifi, Llullaku, Roshi, Cikalleshi dhe Sadiku duket se kanë rënë në syrin e specialistëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Spanja ka marrë një fitore të vuajtur por shumë të rëndësishme përballë Iranit.

   Nuk është e lehtë për asnjë italian, i pasionuar për futbollin, për ta parë Kupën e Botës pa ekipin e tyre kombëtar si protagonist dhe

   Uruguai ka marrë një fitore të vështirë, por me shumë vlerë përballë Arabisë Saudite.

   Mesut Ozil është bërë shënjestra e Lothar Matthaus, pasi ky i fundit, fitues i Kupës së Botës në vitin 1990, fajëson yllin e Arsenalit

ISIS vazhdon me kërcënimet. Kësaj herë “viktimë” ka qenë Lionel Mesi.

Diego Armando Ma radona është i ftu ari dhe analisti special i televizionit “Telesur”, edhe pse në lidhje direkte nga Rusia, ku prej një

Ish-lojtari i skuadrës gjermane , Filip Lahm, ka folur gjatë një emisioni në “ARD” për paraqitjen e ish-shokëve të tij, në ndeshjen e par

Short shumë i vështirë për Partizanin dhe Laçin në turin e parë kualifikues të Europa League.

Hector Cuper nuk do të jetë më trajneri i Egjiptit pas Botërorit Rusi 2018-të.

Ish-lojtari i skuadrës gjermane , Filip Lahm, ka folur gjatë një emisioni në “ARD” për paraqitjen e ish-shokëve të tij, në ndeshjen e par