Tek Teuta janë në ekipin e parë edhe disa lojtarë nën 21-vjeçarë si rasti i Xhymertit, që nga Iliria është duke u testuar në Durrës dhe me shumë gjasa do të jetë pjesë e bregdetarëve në sezonin e ardhshëm, ku për shkak të moshës luan lehtësisht edhe me U-21.

Një tjetër lojtar është shkodrani Brendon Smajlaj, i cili ka dalë nga moshat e Vllaznisë, por nuk ka pasur hapësira në skuadrën e parë. E madje ka luajtur në Kategorinë e Parë në skuadrat e Veleçikut e Shënkollit.

Në fillim të verës iu bashkua shkodranëve, me shpresën se do të bëhej pjesë e skuadrës së parë.

Por, stafi nuk e mbajti dhe ai duket se të ardhmen e sheh në Durrës, pasi është vënë nën urdhrat e trajnerit Martini, që i ka afruar shkodranët te Teuta, e madje iu ka dhënë edhe hapësira, si: Hebaj e Gruda.