Zëvendës trajneri i Teutës, Endri Vrapi, flet për situatën e ekipit durrsak, dhe për formën mjaft të mirë të bregdetarëve.

Aleatët e Teutës?

Ne e kemi treguar që kemi boshtin tonë këtë sezon. Aleat mund të themi se kemi tifozët, vetë presidentin. Grupi ynë është i bashkuar, dhe gjatë verës jemi forcuar aty ku kemi pasur nevojë.

Rivali kryesor?

Në momentin që jemi, duhet të themi se ndeshje të lehta nuk kemi. Përderisa është një grup skuadrash pranë, 4 ekipe mendoj se kanë boshtin e duhur për të dalë kampion. Siç mund të dalë Kukësi, Partizani, Skënderbeu, edhe Teuta, asnjë nuk do i hiqte meritën. Boshtin e kanë. Çdo ekip mund të ketë 2-3 lojtarë minimalisht që e kanë provuar se çfarë do të thotë të dalësh kampion. Është kënaqësi, unë e kam provuar të dal kampion, por është sakrificë e madhe dhe duhet të jemi të mbledhur.

Gjesti i Osmanit?

Osmani dhe Hila kanë luajtur të dy bashkë te Teuta, dhe ndoshta Hila i ka thënë diçka. Osmani nuk i bën kurrë atë gjeste. Gjesti është i dënueshëm.