Giacomo Vrioni tashmë është zyrtarisht një futbollist i Juventusit.

Është mbyllur me sukses marrëveshja për transferimin e futbollistit të kombëtares shqiptare te klubi bardhezi por jo te skuadra por te ekipi U-23, pasi Vrioni do të jetë pjesë e 23-vjeçarëve të Juventusit që militojnë në Serie C.

Nuk dihet sesa do të jetë kohëzgjatja e kontratës së Vrionit me Juventus U-23. Në pjesën e parë të sezonit 21-vjeçari luajti me Citadellan në Serie B, skuadër tek e cila nuk la shenjë.