Vuajtjet në fëmijëri, ylli i Evertonit: Kthehesha në këmbë nga stërvitja, kam shitur akullore në rrugë

Postuar: 13/09/2018 - 19:31

Mesfushori i Evertonit, Riçarlison, u grumbullua së fundmi nga kombëtarja e Brazilit për 2 ndeshjet miqësore ndaj SHBA dhe El Salvadorit. Ai arriti të shkëlqente duke shënuar 2 gola ndaj El Salvadorit. Në një rrëfim emocionues për “AS” 21-vjeçari ka zbuluar se e kanë refuzuar shumë klube dhe ai ishte gati të hiqte dorë nga futbolli. Riçarlison tregon se kur ishte fëmijë nuk kishte para për të marrë autobus. Shiste ëmbëlsia dhe akullore në rrugë dhe i duhej të dilte në arrë për të punuar tokën.

Po realizoj një ëndërr që kisha kur isha fëmijë. Gjithmonë kam dashur të luaj në Premiership. Nuk kam gishtat e mjaftueshme për të numëruar klubet që më kanë refuzuar”, e nisi rrëfimin e tij Riçarlison.

Unë isha gati të hiqja dorë nga futbolli, por unë mbajta kokën lart dhe shkoja në Belo Horizonte me para vetëm për vajtjen, në testin e fundit që pata te Amerika MG, pasi nuk kisha para për të blerë biletën e kthimit. Dikur, bëra një udhëtim që zgjati 600 kilometra për në shtëpi në Espiritur Santon, dhe mendoja se nëse do më thonin jo, do të duhej të kthehesha në këmbë në shtëpi”.

Fëmijëria e varfër dhe kohët e vështira- “Unë jetoja në shtëpinë e xhaxhait tim sepse ishte afër stërvitjes, pasi nuk kisha para për autobus. Kam shitur ëmbëlsira dhe akullore në rrugë dhe kam punuar në arat për të ndihmuar prindërit e mi. Nuk mund t’i ndihmoja në një tjetër mënyrë. Kam mësuar se njeriu ka nevojë për durim, këmbëngulje dhe besim te njerëzit për të arritur qëllimin. Idhujt e mi ishin babai dhe xhaxhai, të cilët luanin në rajon dhe ishin shumë të mirë. Babai im kishte shumë vizion në lojë, ndërsa xhaxhai im ishte një sulmues i madh. Mësova shumë nga ata, ata ishin idhujt e mi në fushë dhe në jetë. Nëse flasim për një futbollist profesionist, idhulli im është Ronaldo fenomeni.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një ish-futbollist legjendar i Liverpulit ka bërë një rrëfim tronditës për BBC.

   Sigurisht që formacioni i javës së parë në Champions përbëhet nga lojtarë që kanë mundur të kenë sukses me skuadrat e tyre në ndeshjet

   Shumë pak do ta kujtojnë emrin e Alban Jusufit, ish-lojtarit të Vllaznisë i cili tashmë është kthyer sërish në skenë, por në një prota

Ndëshkimi me karton të kuq i Cristiano Ronaldos për Juventusin, në ndeshjen kundër Valencias, ishte absurd.

Alkool dhe drogë brenda stadiumit të ri të Tottenham.

Klubi i Teutës ka pasur një agjendë të ngarkuar dje, teksa fillimisht është bërë një mbledhje mes presidentit, shefit të klubit, stafit t

Dueli i Gjirokastres është një malore për Teutën, pasi formacioni i drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka disa tabu për të thyer.

   Kampioni i botës në peshën super të mesme në kategorinë WBC, David Benavidez, ka rezultuar pozitiv pas një kontrolli antidoping që ësh

Pas humbjes ndaj Skocisë, Shqipëria e Christian Panuccit merr një lajm të mirë nga FIFA.