Nuk ka javë të Wanda Nara të mos flasë për Mauro Icardin. Mbrëmjen e së dielës, një ditë para ndeshjes Inter-Chievo, në emisionin sportiv “Tiki Taka”, bashkëshortja dhe menaxherja e Mauritos, foli sërish për të ardhmen e tij.

"Gazetat vazhdojnë të shkruajnë se Icardi do të largohet. U lodha duke e përsëritur që ai do të qëndrojë tek Interi. Ditën e parë të hapjes së merkatos, do ta fik telefonin. Po, kanë mbërritur oferta, por djali do të qëndrojë tek Interi, mjaft më!"

Por nëse Antonio Conte do të marrë drejtimit e zikaltërve, a do të ketë vend për Icardin?

"Më duket e çuditshme që vjen një trajner me shumë peshë dhe thotë që nuk e do, sepse të gjithë trajnerët e tjerë me emër e kërkojnë. Nëse është e vërtetë ajo që thotë Spalletti, atëherë brenda shtëpisë së Interit dikush nuk e do Icardin."