Barcelona ka zyrtarizuar marrëveshjen me Palmeirasin për blerjen e Yerry Mina. 23-vjeçari do të mbërrijë në kryeqendrën e Katalunjës gjatë mbrëmjes së sotme, për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e Ernest Valverdes.

Për mbrojtësin kolumbian “blaugranat” do të paguajnë 11.8 milionë euro, ndërsa kontrata e tij do të jetë për 4 sezone e gjysmë.

Yerry Mina është futbollisti i parë kolumbian që do të veshë fanellën e Barçës. Me blerjen e tij Valverde do të ketë një alternativë më shumë në fazën mbrojtëse, ku shpesheherë skuadra ka shfaqur probleme për arsye dëmtimesh.