Kai Haverc ka dhënë një intervistë për “Goal.com” duke shpjeguar planet e tij për të ardhmen. Gjermani është i veçantë në fushë, por me sa duket edhe me kafshët, teksa ka deklaruar:

“Sigurisht që futbolli është ndër gjërat më të rëndësishme të jetës sime së bashku me familjen. Diçka tjetër që pak njerëz e dinë është fakti që jam i pasionuar pas kafshëve dhe sidomos pas gomerëve.

Kjo dashuri është shumë e hershme dhe gjithmonë kam ëndërruar të mbaj një të tillë në shtëpi. Tani që kam mundësi, po përpiqem të krijoj një fondacion që t’i ndihmoj këto kafshë që mund të jenë shfrytëzuar në ndonjë cirk apo të jenë keqtrajtuar në situata të tjera të ngjashme”.