Zbardhen debatet te mbledhja e Realit, të rinjtë dalin kundër Zidanit

Postuar: 11/01/2018 - 15:05

Ditën e martë, në ambientet e qendrës stërvitore të Realit, situata nuk ishte si më parë. Barazimi me Seltën, që u dha goditjen fatale madrilenëve në garën për titullin kampion, kërkonte patjetër një analizë të thellë. Zinedin Zidan bashkë me skuadrën bënë një mbledhje, e cila zgjati ekzaktësisht 53 minuta.

Fjalën kryesore e mbajti trajneri, i cili kërkoi reagim nga lojtarët të paktën në kompeticionet e mbetura, si në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Mbretit. Trajneri francez këmbënguli se e vetmja mënyrë për të dalë nga ky moment i vështirë është puna. Zizu nuk donte të tregonte asgjë nga ajo që kishte ndodhur në mbledhje, por “El Larguero në Cadena SER” zbulon se ka pasur edhe një mesazh të qartë në drejtim të tij nga ana e lojtarëve të rinj.

Pasi fjalën e morën futbollistë si Ramos dhe Ronaldo, të cilët kanë peshë të rëndësishme në skuadër, folën edhe ata që janë afruar në këtë merkato. Emrat e lojtarëve nuk bëhen me dije, por mesazhi që dhanë ishte shumë i qartë. Me një gjuhë të moderuar, ata lanë të kuptohet se në fushën e lojës po zbresin ata që nuk japin maksimumin në stërvitje.

Diçka që u perceptua nga të gjithë, por edhe nga vetë trajneri. “Ne të rinjtë po japim maksimumin në stërvitje dhe po punojmë për të pasur mundësinë tonë të tregojmë vlerat. Kur të vijë momenti, besoj se do të bëjmë më të mirën në fushë. Por realisht, deri tani nuk kemi pasur mundësi të luajmë dhe të ndihmojmë ekipin. Besoj se në stërvitje kemi qenë po aq mirë sa të tjerët”, mësohet të ketë thënë njëri prej lojtarëve të afruar në këtë merkato.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

 Luka Modric është shpallur lojtari më i mirë i FIFA-s.

   FIFA ka zgjedhur formacionin më të mirë të vitit.

   Në ceremoninë e FIFA-s e cila po zhvillohet në Londër është dhënë çmimi për trajnerin më të mirë të vitit

   Inter duket se po e merr veten pas startit jo shumë të mirë këtë sezon.

   Federata Shqiptare e Futbollit ka pezulluar trajnerin e Kombëtares së Femrave, Armir Grima, i cili ishte mes personave të arrestuar pa

   Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ishte protagonist në fitoren e Albacetes ndaj Mallorcas me rezultatin 1-3 teksa shënoi golin e parë p

Shakatë janë shumë të përhapura midis futbollistëve të ndryshëm dhe diçka e tillë i ka ndodhur dhe ekipit të Mançester Junajtid.

Ditën e djeshme u zhvillua etapa e katërt dhe e fundit e Turit të Shqipërisë për kategorinë "Junior".

Barcelona barazoi në shtëpi ndaj Gironës me rezultatin 2-2 në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të La Ligas.