Më 17 korrik klubi i Nices njoftonte rikthimin në stërvitje të Mario Balotellit, që deri në atë moment ishte përjashtuar nga ekipi për shkak të bisedimeve që po zhvillonte me skuadra të tjerë, veçanërisht me Olimpique Marseille. Në atë komunikatë, gjithsesi, nuk shkruhej asgjë për peshën e sulmuesit italian.

Sipas prestigjiozes franceze L’Equipe, Balotelli ishte paraqitur në stërvitje me mbipeshë të theksuar, aq sa peshorja shënonte 100 kg. Në të vetmen foto të postuar nga Nice më 17 korrik Balotelli shfaqet duke bërë ushtrime fizike, por është vështirë për të kuptuar nëse vërtet kishte marrë kaq shumë kilogramë të tepërt.

Trajneri Patrick Viera, para se ta hidhte në fushë priti deri më 31 gusht, që sulmuesi të humbiste peshë. Megjithatë në takimin me Lyonin, mësohet se qenë 6 kg më shumë se ç’duhej.