Zbulohet oferta zyrtare, Interi gati të ndryshojë pronësi. Zhang mendon për ortakë

23/01/2021 - 15:02

Janë përcaktuar hapat e ardhshëm në nivel klubi. “BC Partners” do të përfundojë analizën e llogarive të Interit në 2-3 javë, më pas fondi anglez do i prezantojë ofertën e tij “Suning”- ut për blerjen e maxhorancës së kuotave të klubit zikaltër.

Me një shifër që do i lejonte këtyre të fundit të sigurojnë të ardhura nga operacioni. Brenda 15 ditësh, sipas “Corriere dello Sport”, pritet oferta zyrtare, që pritet të kalojë 800 milionë eurot.

Duhet kuptuar më pas pozicioni i familjes Zhang: nëse do të pranojnë ose jo, nëse do të shesin menjëherë, do të procedojnë gradualisht me një dalje nga skena, apo do të nisin bisedime me një tjetër subjekt të interesuar, në një situatë ku nuk mund të përjashtohet asgjë.

Fakt mbetet që “Suning” dëshiron të lërë klubin në duar të sigurta, në shenjë respekti. Ndërkohë Jindong Zhang ka takuar presidentin e “Hisense”, kolosin kinez të teknologjisë, për një ortakëri të mundshme që do të nisë nga ky vit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Izmir Smajlaj vijon të dhurojë paraqitje të jashtëzakonshme.

Gazetat italiane vlerësuan se gjyqtari gjerman Tobias Stieler e ndryshoi ndeshjen kur e përjashtoi nga loja Remo Freuler në fillim të pje

Mauricio Sarri mund të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës.

Jerome Boateng po hetohet nga Prokuroria e Mynihut për plagosjen e Kasia Lenhardt, ish-e dashura e tij, e cila bëri vetëvrasje dy javë më

Pesë raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar tek Interi.

 Tri fitore radhazi për Teutën që përjeton një shkurt të begatë.

Sulmuesi i Teutës, Ildi Gruda, është parë duke qarë në përfundim të ndeshjes me Tiranën në “Selman Stërmasi”.

 Paraja është një ndihmë e madhe për transferime, por pronarët e klubeve nuk janë gjithmonë të suksesshëm kur bëhet fjalë për futbollin.

Legjenda e golfit dhe një nga sportistët më në zë në botë, Tiger Woods pësoi dje një aksident të rëndë me makinë.