Zidan gjithnjë e më larg, Reali ka gati… një gjerman

Postuar: 13/02/2018 - 17:28

Zinedin Zidan pritet ta mbyllë aventurën e tij me Realin e Madridit këtë verë, pasi ecuria në kampionat nuk ka qenë më e mira dhe spanjollët po mendojnë të ndryshojnë kreun e ri të stafit teknik, kjo pasi francezi vitet e fundit ka fituar shumë dhe kërkohet një tjetër që të ketë më shumë "uri".

Joakim Lwv po përflitet si pasuesi i Zidan te Reali, një emër ky që është lakuar edhe para se ish-mesfushori të merrte drejtimin e klubit spanjoll. Lëv ka fituar Botërorin me Gjermaninë dhe tashmë duket se është momenti për të nisur aventurën e tij në një klub.

Lëvizja e tij për te Reali pritet të bëhet pas kampionatit botëror që zhvillohet në Rusi këtë verë. Për gjermanin interesohej dhe Bajerni i Mynihut, por Lëv mohoi mundësinë e kalimit tek bavarezët, pasi ai preferon Realin e Madridit.

58-vjeçari do të rikthehej të drejtonte një klub mbas 14 vitesh. Në 2004, Lwv drejtonte Austrinë e Vienës dhe më pas niste historia me kombëtaren gjermane.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta dhe Flamurtari nuk shkuan dot më shumë se barazimi 0-0 në debutimin e tyre në sezonin 2018-2019 të Kategorisë Superiore.

Mauro Icardi duket se e ka vendosur të ardhmen e tij.

Një futbollist në Peru është arrestuar gjatë ndeshjes, pasi ka hyrë në fushë me identitet të rremë.

Erik Tohir është akoma president i Interit, por prej dy vitesh indoneziani nuk është më aksionari maxhoritar.

Ditët e fundit bëri bujë lajmi se Reali ka çuar në FIFA Interin, për shkak se klubi italian ka kontraktuar me Luka Modriç, edhe pse ky i

Transferimi i Kamer Qakës nga Poli Iasi te Steaua e Bukureshtit në Rumani, dyshohet të jetë kryer nga njerëz të përfshirë në organizata k

Tifozët e Tottenhamit, që numëronin ditët se kur do të hynin në stadiumin e ri të skuadrës së futbollit anglez, ndoshta do të d

Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënojë gol në debutimin e tij në Serinë A italiane me Juventusin, por arriti të lërë shenjën e tij pikër

   Atletja Luiza Gega përmes një postimi në faqen e saj zyrtare ne “Facebook” ka konfirmuar se për të sezoni 2018 është mbyllur.

   Carl Frampton është detyruar të zhvishet krejtësisht për tu peshuar përpara ndeshjes së boksit kundër Luke Jackson.