Zidane drejt shkarkimit, Perez gati t’i besojë stolin e Realit një tjetër legjende të klubit

22/10/2020 - 14:37

Dy humbjet e fundit, në kampionat ndaj Kadiz dhe në Champions ndaj Shahtjorit, kanë trazuar ujërat te Reali i Madridit. Pas humbjes së djeshme në Ligën e Kampioneve, presidenti i klubit, Florentino Perez, ka zbritur menjëherë në dhomat e zhveshjes për t'u përballur me lojtarët, diçka që nuk ndodh shpesh te klubi madrilen.

Kjo tregon edhe njëherë se situata te Reali nuk është aspak e qetë. Për këtë arsye, kanë filluar të qarkullojnë lajme për largimin e Zinedin Zidanit nga drejtimi i skuadrës. Dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Barcelonës në “El Clasico” dhe ajo ndaj Myshengladbah në Ligën e Kampionëve, do të jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit francez.

Në rast se edhe në dy ndeshjet e ardhshme nuk arrihen rezultate pozitive, atëherë mundësitë që Zidan të shkarkohet janë të mëdha. Madje thuhet se Perez e ka gati edhe zëvendësuesin. Një tjetër legjendë e klubit si Raul Gonzalez do të ishte zëvendësuesi i Zidanit, në rast shkarkimi të këtij të fundit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edi Martini, trajneri i Teutës, ka dalë sot në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Kastriotin.

Milan vijon formën e shkëlqyer edhe në Europa League. Kuqezinjtë mposhtën me përmbysje Celtic në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve duk

Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmë finale në Ligën e Kombeve që do të luhen përkatësisht në datat 6 dhe 7 tetor të vitit të ardhshëm

Tifozët më të rinj të futbollit me të drejtë mund të shtrojnë pyetjen: pse Diego Armando Maradona nuk e ka fituar asnjëherë Topin e Artë?

Lionel Messi është nxitur nga djali i Diego Maradonas që të heqë dorë nga fanella e tij me numrin 10 në Barcelonë si një nderim për legje

Ky është një sezon që nuk po shkon edhe aq mirë për Real Madrid. Los Blancos, pasi triumfuan me Interin, pësuan dy humbje radhëzi.

Ylli brazilian Nejmar, ishte protagonist në një veprim që po bën xhiron e internetit.

Goli ndaj ukrainasve ishte i 750-i në karrierë për portugezin, që për herë të parë në një ndeshje zyrtare e ka dërguar topin në rrjetë më

Humbja ndaj Realit të Madridit në “San Siro” ishte edhe fundi i eksperimenteve për Antonuio Conten, që vendosi të heqë dorë nga prova për

Teuta është parë si një nga pretendentet kryesore këtë sezon.