Ky është një sezon që nuk po shkon edhe aq mirë për Real Madrid. Los Blancos, pasi triumfuan me Interin, pësuan dy humbje radhëzi. Ndaj, Alavesh në kampionat dhe ndaj Shaktar Donjesk në Ligën e Kampionëve.

Madrilenët tashmë janë në vendin e katërt në kampionat dhe rrezikojnë seriozisht që për herë të parë të mos ia dalin të kalojnë grupet e Champions. Kështu, posti i trajnerit Zinedin Zidan është vënë në dyshim dhe gjithnjë e më shumë po flitet për një shkarkim të mundshëm.

Madje, presidenti Florentino Perez ka gati edhe emrat. Ai që është më i kuotuari për të zëvendësuar francezin është Mauricio Poçetino, i cili ende është i papunë prej momentit kur u shkarkua nga Totenhemi.

Ndërkaq, alternative e dytë pas argjentinasit është Raul Gonzales Blanko. Legjenda madrilenë aktualisht është në drejtimin e të rinjve të skuadrës dhe mund të përsëriste historinë e Zidan, pasi edhe ai i mori “Galaktikët” pasi në fillim kishte qenë në krye të Real Castilla.