Zv/trajneri i Teutës, Hodo: Të gjendet zgjidhje për të riatdhesuarit

22/05/2020 - 13:11

Teuta është e gjitha e fokusuar te përgatitjet. Edhe pse ditët janë të pakta në dispozicion, duket se në Durrës nuk e kanë në plan që të heqin dorë nga zona “Euro”.

Një gjë të tillë e pohon edhe Bledar Hodo, që mban edhe postin e zv.trajnerit te “djemtë e detit”. Ai evidenton se skuadra do të bëjë çmos që të jenë në formën optimale për ta përballuar me sukses pjesën e mbetur të sezonit.

Shqetësimi i vetëm lidhet me të riatdhesuarit dhe karantinimin 14-ditor, ndaj bën apel që një orë e më parë t’i jepet një zgjidhje këtij ngërçi.

Bledar, si paraqitet gjendja e skuadrës pas tri ditësh stërvitje?

Ne gjatë gjithë kësaj kohe kemi punuar, ndonëse me grupe të ndara. Nga e hëna jemi bashkuar pothuajse e gjithë skuadra, përjashto dy lojtarë që i kemi jashtë vendit. Shpresoj që t’i kemi në gjendje sa më të mirë lojtarët që janë riatdhesuar edhe gjatë këtyre ditëve dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, besoj se do ta kapin gjendjen optimale.

Kampionati pritet të rinisë më 3 qershor, a do të jenë gati fizikisht futbollistët deri në atë datë?

Normalisht që do të kemi probleme, por besoj se sportistët janë profesionistë dhe nuk e kanë lënë veten deri në pikën e fundit. Dua të them, ata janë stërvitur individualisht dhe mbi të gjitha kemi bërë maksimumin me këto stërvitjet e kryera me grupe të vogla për të përballuar me sukses pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Sa do t’ju penalizojnë futbollistët që kanë ardhur nga jashtë, pasi duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë?

Kjo është pjesa më e vështirë do të thosha. Ne kemi pjesën dërrmuese të lojtarëve në urdhra, por ka edhe mungesa. Ky është një ngërç që ne duhet ta zgjidhim. Duhet të mendojmë diçka tjetër bashkë me kolegët e ekipit për t’i sjellë sa më shpejt në fushë.

Në skuadër janë bashkuar shumë lojtarë nga ekipi U-19, a do të jenë ata në ndihmë për 10 javët e mbetura?

Aktualisht që po flasim këta lojtarë kanë bërë mirë në kampionatin e tyre dhe janë në vendin e parë në Grupin B. Ne i kemi ndjekur herë pas here disa e presim prej tyre shumë. Janë vërtet elementë cilësorë edhe nëse do të na krijohet mundësia, do t’i aktivizojmë në ndeshje.

Synimi i Teutës këtë sezon është vendi i tretë dhe pjesëmarrja në Kupat e Europës. A është ky një objektiv i arritshëm, duke parë rivalët dhe mbi të gjitha situatën e krijuar kohët e fundit?

Kjo është një gjendje që nuk na ka prekur vetëm ne, por të gjitha ekipet e Kategorisë Superiore. Ne kemi bërë maksimumin e mundshëm gjithnjë për ta sjellë skuadrën aty ku duam. Kampionati sigurisht është shumë i vështirë dhe gara gjithashtu është shumë e fortë, e megjithatë do të luftojmë deri në frymën e fundit për t’ia dalë. Shanset janë dhe dëshira gjithashtu, ndaj as Koronavirusi nuk do të na pengojë që të arrijmë qëllimin tonë për të qenë pjesë e Kupave të Europës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ardhmja e portierit Gary Maley në Livingston është lënë në mëshirën e tifozëve në rrjete sociale, pasi që klubi e postoi një anketë ku

Ish-lojtari italian, Masimo Brambati, ka hapur polemika të shumta në Itali, teksa në një lidhje live në “Instagram” ditën e djeshme është

Federata Malteze e Futbollit ka organizuar një mbledhje për të vendosur në do të jepet apo jo titulli kampion për edicionin 2019-2020.

Barcelona i ka të qarta idetë për merkaton e kësaj vere. Blaugranat kërkojnë të ndërhynë në ato reparte ku kanë më shumë nevojë.

Ky sezon ka qenë i pafat për Lukas Bilian. Dëmtimet i kanë komplikuar situatën duke e lejuar të luajë vetëm në 7 raste.

Portieri argjentinas, Uilli Kabajero ka zbuluar se mori kërcënime me jetë, pas asaj gafe të bërë në Botërorin e Rusi 2018, kur tentoi të

Teuta është e gjitha e përqendruar te stërvitjet. Data e rifillimit të kampionatit po afron dhe në Durrës duan që të jenë gati.

Në një kohë kur Premier League mbetet në pritje për të mësuar datën zyrtare se kur do të rifilloj kampionati, ekipet po punojnë për sezon

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në Alpet Zvicerane në janar të 2014-ës, ndërsa

Erblira Bici është një nga volejbollistet më të njohura shqiptare që luan në Itali.