Tashmë është zyrtare, Miroslav Klose rikthehet te Bayern Munich.

Ish sulmuesi i kombëtares gjermane do të jetë trajneri i ri i skuadrës së 17-vjeçarëve të Bayernit.  Klose nis kështu karrierën si trajner.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupën e Botës, u shfaq shumë i lumtur për këtë rol të ri, duke theksuar se do të japë maksimumin për të ndihmuar në rritjen e futbollistëve të rinj të klubit bavarez.