Zyrtare, PSG blen kartonin e Icardit, shitja e dytë më e shtrenjtë në historinë e Interit!

31/05/2020 - 20:14

Telonevela Mauro Icardi që zgjati për më shumë se një vit mbyllet me një fund të lumtur për të gjitha palët. Këtë të diel sulmuesi argjentinas u bë zyrtarisht një lojtar i Paris Saint Germain në të gjitha efektet, pasi Interi pranoi të ulte disi pretendimet ekonomike dhe kampionët e Francës ushtruan të drejtën e blerjes së kartonit të bomberit nga Rosario.

Marrëveshja për kartonin e Icardit u arrit mbi bazën e 50 milionë eurove që do të shkojnë menjëherë në arkat e klubit zikaltër plus 8 milionë euro të tjera në formë bonusesh lehtësisht të arritshme për një total prej 58 milionë eurosh, ndërkohë që në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë se në rast se PSG vendos ta shesë Mauriton te një klub italian brenda 12 muajve të ardhshëm do të derdhë në arkat e Interit edhe 15 milionë euro të tjera.

Siç njoftoi edhe klubi i PSG, Icardi ka firmosur me parizienët një kontratë deri në vitin 2024 me një pagë prej plot 10 milionë eurosh në sezon. 20 golat e realizuar nga 27-vjeçari gjatë këtij sezoni ndërmjet Ligue 1, Kupave të Francës dhe Champions League bindën drejtorin sportiv të francezëve Leonardo të blente kartonin e Icardit për më tepër që në fund të këtij sezoni, PSG do të humbasë edhe Edinson Cavanin që i skadon kontrata.

Në momentin e huazimit të futbollistit te kampionët e Francës më 31 gusht të vitit të kaluar ishte rënë dakort që PSG do ta blente kartonin e sulmuesit për shumën  e 70 milionë eurove, por kriza ekonomike nga koronavirusi bëri të vetën edhe në këtë operacion merkatoje, me Interin që uli me rreth 20 milionë euro kërkesat e saja, edhe pse bonuset prej 8 milionë eurosh mund të arrihen lehtësisht pasi lidhen me kualifikimin në Champions gjatë sezonit të ardhshëm të PSG dhe një numri të caktuar golash.

Me këtë shitje zikaltrit kanë rregulluar ndjeshëm bilancin pasi Icardi ka sjellë një plusvalencë prej më shumë se 48 miljonë eurosh. Icardi u bë kështu shitja e dytë më shtrenjtë në historinë e Interit duke kaluar dhe fenomenin Ronaldo, ndërkohë që para tij qëndron vetëm Zlatan Ibrahimovic të cilin zikaltrit e shitën në vitin 2009 te Barcelona për 69,5 milionë euro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompanitë e basteve nuk do të jenë më në gjendje të paraqiten nëpër fanellat e futbollit të ekipeve nga La Liga prej edicionit të ardhshë

Domenico Tedesco, trajneri italo-gjerman i Spartak Moscow, i ka habitur të gjithë me sjelljen e tij.

Xhani De Biazi i kthehet punës së trajnerit pas gati 3 vitesh.

Barcelona prej kohësh ndjek Lautaro Martinez, si një dëshirë e madhe e klubit katalanas që duan ta transferojnë në ekipin e tyre.Sulmuesi

Real Madridi mori një fitore të rëndësishme ditën e djeshme, ku mposhti me rezultatin 2-0 Deportivo Alaveshin.Zinedin Zidan vendosi që në

Barazimi me Veronën, rezultati i dytë negativ radhazi për Interin ka zhgënjyer tejmase Antonio Conte i cili në prononcimin për mediat në

Zlatan Ibrahimovic nuk është unik vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj.