Tashmë është zyrtare, do të jetë pikërisht Gentian Begeja, trajner i Teutës deri në fund të sezonit aktual. Lajmi është bërë publik nga vetë kubi durrsak, edhe në rrjetet sociale, ndërsa Begeja pritet të zbresë që sot, të drejtojë stërvitjet e skuadrës.

Ish-sulmuesi durrsak ka marrë kështu vendin e Stavri Nicës, që dha dorëheqjen pas vetëm 3 javësh në pankinën e Teutës, ku mori 2 barazime dhe një humbje në shtëpi me Luftëtarin. Pikërisht humbja me gjirokastritët ishte deçizive për të ardhmen e Nicës, që vendosi të largohet nga pankina e Teutës.

Ky është një rikthim i Begejës në stolin e Teutës, pasi e ka drejtuar atë edhe herë të tjera, ndërsa rasti i fundit ishte në sezonin 2014-2015. Gentian Begeja ka luajtur për Teutën për plot 11 vite, ndërsa këtë herë do të debutojë pikërisht në sfidën delikate me Vllazninë, një kundërshtar direkt për luftën për mbijetesë.

Stavri Nica largohet zyrtarisht nga drejtimi i Teutës. Trajneri 63-vjeçar nuk ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e klubit për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ka vendosur të japë dorëheqjen e cila edhe pse u refuzua fillimisht është pranuar më pas nga presidenti Edmond Hasanbelliu.

Nica nuk ka pranuar të vazhdojë aventurën e tij në krye të Djemve të Detit pasi ka mbetur i pakënaqur nga cilësitë e grupit të futbollistët që kishte në dispozicion. Ish-trajneri i Laçit e drejtoi Teutën në 4 takime mes Kupës dhe kampionatit duke regjistruar 2 barazime dhe 2 humbje. Disfata me Luftëtarit i dha fund aventurës së tij në krye të Teutës.