Bomberi i Kosovës, Vedat Muriqi ka hedhur një hap galopant në karrierë, duke u transferuar te Lacio në Serinë A për shifrën 18 milionë euro.

26-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin italian, teksa pritet të përfitojë afro 2 milionë euro në sezon.

Nga ky transferim i bujshëm, përfitojnë edhe 2 klubet shqiptare, Teuta dhe Besa e Kavajës, për të drejtën e formimit të lojtarit deri në moshën 23 vjeç.

Kujtojmë që Muriqi është aktivizuar me 2 klubet shqiptare në sezonin 2013-2014.

Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqit, ndërkohë që 90 mijë euro do të përfitojë Besa e Kavajës.