Zyrtarizohet kalendari i Serisë A, ndeshje thuajse çdo ditë. Shikoni të gjitha datat dhe ndeshjet

02/06/2020 - 15:31

Liga e Serisë A e ka zyrtarizuar më në fund kalendarin e ri të kampionatit që do të nisë më 20 qershor, me ndeshjet e prapambetura të javës së 25- të dhe zyrtarizimi i tij erdhi pasditen e së hënës. U prit nga qeveria dhe federata OK për të luajtur më parë gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, të cilat ishin pengesat e fundit për të zyrtarizuar kalendarin.

Por, plani ishte i qartë prej kohësh: vetëm 10 ndeshje në fashën orare 17:15, ndërsa 114 të tjerat u ndanë mes orareve 19:30 dhe 21:45. Do të luhet thuajse çdo ditë për ta mbyllur sezonin brenda datës 2 gusht. Gjithçka përfundon në harkun e 44 ditëve, pastaj u hapet rruga kompeticioneve europiane.

Ndeshjet e tjera të mesjavës do të luhen mes ditës së martë dhe të enjte. Më 2 gusht, kur të luhet java e fundit, takimet do të nisin të gjitha në orën 21:45. Në fashat e ndryshme orare, mes të shtunës dhe të dielës do të ketë vetëm një ndeshje në orën 17:15, orar që nuk do të aplikohet kurrë në mesjavë. Ndeshje të mundshme të premteve dhe pastaj edhe të hënave në orën 21:45. Pastaj do të kemi të shtunën në orën 19:30 dhe një tjetër në orën 21:45. Të dielat do të jenë shumë të pasura, me ndeshje në fashat orare 17:15, katër në orën 19:30 dhe 1 në orën 21:45.

DATAT

Do të rinisë më 20 qershor me ndeshjet për t’u rikuperuar Torino-Parma (19:30) dhe Verona Kaljari (21:45), më 21 qershor do të luhen Atalanta-Sasuolo (19:30) dhe Inter-Sampdoria (21:45). Java e 27- të nis të hënën (22 qershor) me Leçe-Milan (19:30) dhe Fiorentina-Bresha (19:30) dhe Bolonja-Juventus (21:45).

Vetëm dhjetë ndeshje në fashën orare 17:15 (e para do të jetë Milan-Roma në 28 qershor). Për shkak të temperaturave të larta, nuk do të luhen ndeshje në këtë orë në Napoli, Kaljari dhe Leçe. Mes ndeshjeve të rëndësishme të javëve të ardhshme janë ajo mes Milanit dhe Romës (28 qershor ora 17:15), Atalanta-Napoli (2 korrik ora 19:30), Juve-Torino (4 korrik ora 17:15), Lacio-Milan (4 korrik ora 21:45), Napoli-Roma (5 korrik ora 21.45), Milan-Juventus (7 korrik ora 21:45), Juventus-Atalanta (11 korrik ora 21:45), Napoli-Milan (12 korrik ora 21.45), Roma-Inter (19 korrik ora 21.45), Juventus-Lacio (20 korrik ora 21:45).

Kalendari është zyrtarizuar deri në javën e 35-të. Mungojnë detajet e datave dhe orëve të tre javëve të fundit, të cilët do të vendosen në bazë të rëndësisë së tyre.

KUPA E ITALISË

Por përpara se të shkojmë te kampionati do të luhen dy gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Më 12 qershor do t’i takojë Napoli-Inter, që në “San Siro” përfundoi me fitoren e të kaltërve 1-0, ndërsa më 13 qershor do jetë radha e Juve-Milan. Në Milano përfundoi 1-1. Por datat presin Ok-in e qeverisë. Finalja do luhet më datë 17 qershor në “Olimpico” të Romës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompanitë e basteve nuk do të jenë më në gjendje të paraqiten nëpër fanellat e futbollit të ekipeve nga La Liga prej edicionit të ardhshë

Domenico Tedesco, trajneri italo-gjerman i Spartak Moscow, i ka habitur të gjithë me sjelljen e tij.

Xhani De Biazi i kthehet punës së trajnerit pas gati 3 vitesh.

Barcelona prej kohësh ndjek Lautaro Martinez, si një dëshirë e madhe e klubit katalanas që duan ta transferojnë në ekipin e tyre.Sulmuesi

Real Madridi mori një fitore të rëndësishme ditën e djeshme, ku mposhti me rezultatin 2-0 Deportivo Alaveshin.Zinedin Zidan vendosi që në

Barazimi me Veronën, rezultati i dytë negativ radhazi për Interin ka zhgënjyer tejmase Antonio Conte i cili në prononcimin për mediat në

Zlatan Ibrahimovic nuk është unik vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj.