Zyrtarizohet Perisic: Te Bayerni për të fituar gjithçka

14/08/2019 - 10:17

Mungonte vetëm zyrtarizimi por edhe ai ka ardhur. Ivan Perisic është futbollisti më i ri i Bayern Munich. Pas 4 sezonesh sulmuesi kroat është larguar nga Italia duke lënë Interin për t’u rikthyer në Bundesliga këtë herë për të mbajtur veshur fanellën e Bayern Munich pas eksperiencave me Borussian e Dortmundit dhe Wolfsburg-ut.

Në arkat e Interit kanë shkuar 5 milionë euro për huazimin 1-vjeçar të futbollistit, ndërsa Bayerni në fund të sezonit nëse bindet nga Perisic mund të aplikojë të drejtën e blerjes për 20 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në Gjermani, Bayerni është një nga klubet më të mëdha në botë. Do të provojmë të fitojmë jo vetëm Bundesligan dhe Kupën e Gjermanisë por edhe Champions Leaguen”, deklaroi Ivan Perisic.

Shumë i lumtur për transferimin e Perisic te Bayerni u shfaqën shefi ekzekutiv Karl Heinz-Rummenigge dhe drejtori sportiv Hasan Salihmidzic, i cili theksoi se kroati do t’i ndihmojë shumë bavarezët me eksperiencën e tij në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë para ndeshjes ndaj Cottbusit në Kupën e Gjermanisë të fituar me rezultatin 1-3 nga Bayerni në lidhje me transferimin e Perisic në Allianz Arena u shpreh edhe trajneri Niko Kovac i cili nuk e cilësoi si një plan B, 30-vjeçarin për të cilin thuri lëvdata, madje sipas Kovac Bayerni do ta tentonte afrimin e Perisic edhe në rast se do të merrte Leroy Sane nga Manchester City.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mario Baloteli është një lojtar i lirë dhe po kërkon një skuadër të re për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.Pasi përfundoi avent

Ronaldo “shpëton” Pirlon dhe Juven: ky ishte thelbi i komenteve pas barazimit të bardhezinjve në fushën e Romës.

Seria A është tronditur nga lajmi më i fundit se 14 lojtarë dhe anëtarë të klubit të Xhenoves janë pozitivë me COVID-19.

Gonzalo Higuain ndryshoi ekip në merkaton e verës, duke u larguar nga Juventusit për të kaluar tek Inter Majemi, që ka si president David

Debutim pozitiv i Marash Kumbullës me fanellën e Romës.

Mbrëmjen e djeshme, Marash Kumbulla debutoi me fanellën e Romës dhe paraqitja ishte nga ato dinjitozet.

Rubin Hebaj vendosi të rinovojë kontratën me Teutën edhe për një sezon.

Teuta ka qenë një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës, duke afruar lojtarë për skuadrën e parë dhe atë U-21 që është në formatim e

Avokati Luixhi Kiapero dhe kolegia e tij Maria Turko janë paraqitur mëngjesin e djeshëm në Prokurorinë e Peruxhas ku janë takuar me proku

Liga Profesioniste e Futbollit vijon me bojkotin e këtij sporti deri në plotësimin e 4 kërkesave nga qeveria, teksa hapi i radhës është s