As Berisha dhe as Olajinka, futbollisti më i talentuar për Shehin është një durrsak

Postuar: 12/08/2017 - 21:46

Portieri dhe kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, në një rrëfim unik për “Panorama Sport”, ka përzgjedhur lojtarin më të talentuar me të cilin ka luajtur në një ekip. Ai gjithashtu ka treguar dhe atë më humoristin dhe nevrikun.

Kush ka qenë lojtari më i talentuar me të cilin keni luajtur në ekip?

Kam një karrierë shumë të gjatë dhe kanë qenë shumë lojtarë. Do përmendja Mancakun që ishte një lojtar shumë i talentuar. Para 15 vitesh kishte të dhëna fantastike. Edhe Latifi po ashtu është një lojtar që ka talent shumë të madh. Ka dhe të tjerë, por për momentin nuk më vijnë emrat.

Po më humoristi?

Nuk do ta quaja humorist, por duke ndenjur shumë vite, mendoj që lojtari që i bën mirë grupit është Osmani. Do të thosha më gazmori i ekipit që di t’i japë ngjyrim tjetër kur situatat nuk janë të mira.

Lojtari më nevrik?

Më nevriku mendoj se është Radas. Marko është mjaft impulsiv.

Si është për ju të jeni më i vjetri i Superiores?

Këtë pyetje ma kanë bërë edhe në Kombëtare. Kur më tha De Biazi të kaloja nga tavolina e lojtarëve tek ajo e stafit. Atje më pyetën si ndihesha dhe u thashë “andej si më i vjetri, këtej si më i riu”. Besoj se është një ndjenjë që të kujton rininë tënde.

Çfarë ndodh nëse një 18-vjeçar ju kthen fjalën në lojë?

 

Kam atë status që nuk i lejoj vetes të kaloj në debate, nuk jam tip konfliktual dhe kur këshilloj dikë, nuk e bëj me dashakeqësi, por jam i qetë. S’ka ndodhur asnjëherë të më kthejnë fjalën, pasi nuk e kaloj masën. /panorama sport/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria, e përfaqësuar nga një djalë i ri nga Durrësi, ka arritur të rrëmbejë medalje bronxi në Kampionatin Evropian të sportit të Foot

Kampioni i Botës dhe i Europës në powerlifting (ngritje peshash, një kategori e ndarë nga peshëngritja), Andrei Draçev, është ndarë nga j

Që nga momenti kur Kupa e Ligës në Angli u riemërua “Carabao Cup” për shkak të sponsorit të ri të saj, situata përkeqësohet nga njëri tur

U cilësua si një nga talentet më premtues të futbollit, por mesfushori Xhek Uillshajër vazhdon të godasë më bëmat e tij.

Monako është duke përgatitur një goditje të bujshme në merkato.

Teuta zgjedh kapitenin. Nijaz Lena do të mbajë shiritin për sezonin e ri.

Teuta vijon fazën përgatitore në Ohër, ndërkohë që nesër durrsakët do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me skuadrën e Kukësit, që do t’i

Sezonin e kaluar në kampionat Teuta nuk mundi të sigurojë dot një vend në Europë, shkak dhe e një nisje të dobët, me Maganin që mori dety

Igor Angelovski, trajner i përfaqësuese maqedonase të futbollit ka publikuar listën me 23 futbollistë të grumbulluar për dy sfidat e radh

Qendra e qytetit të Durrësit është kthyer në një ring të vërtetë ku janë ndeshur disa nga kampionët e Shqipërisë dhe Kosovës të