Shpërthen drejtori teknik i Hondas: Ja si ma lanë babanë të vdiste

23/03/2020 - 16:18

“Mendoj se 80% e këtij vendi nuk e di se si është situata.” Kështu e nis rrëfimin e tij në Youtube, Oscar Haro, drejtori sportiv i ekipit LCR Honda në kampionatin botëror të MotoGP. Ai ka dashur të komunikojë hapur dhe në mënyrë të përzemërt me njerëzit, pasi humbi babanë, në Spanjë, për shkak të Koronavirusit.

“Nuk e kuptoj sesi në Spanjë njerëzit besojnë se janë të zgjuar, ndërsa në vende të mëdha si Kina apo Italia, që janë krejtësisht të izoluara, njerëzit ende vdesin,” – kritikon ashpër Haro, duke iu referuar përqendrimeve masive të njerëzve në mes të një krize shëndetësore.

“Me siguri, sot, babai im nuk do të kishte vdekur,” – shton ai. – “Të hënën e kaluar nëna dhe babanë rezultuan pozitivë me Koronavirus. Nuk e kam parë më që nga ajo ditë babanë tim. I dërguan në dhomën e urgjencës. Nëna shkoi vullnetarisht, sepse donte të kujdesej për babanë.”

Haro hedh akuza ndaj sistemit shëndetësor, që nuk ia doli të mbanë të mbante në jetë njeriun e tij të dashur.

“Nuk e kuptoj pse vdiq. Nuk e kuptoj që një person si babai im, që ka punuar duke kontribuar për 15 vjet, ka vdekur sepse nuk ka aparat frymëmarrës. Mjekët nuk kanë qenë në gjendje ta trajtojnë, sepse ekziston një ligj që thotë se me moshën mbi 75 vjeç nuk ka interes për t’u kujdeset për ta dhe i lënë të vdesin. Njerëzit po vdesin gjatë gjithë kohës. Ne po themi se kemi Sigurim Social të jashtëzakonshëm, kur personeli shëndetësor nuk ka as doreza për të veshur. Ata nuk kishin rroba apo maska këtë mëngjes,” – tha me indinjim Oscar Haro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Atletika dhe sporti italian në zi për Donato Sabian, viktima e radhës e koronavirusit.

Qytetarët italianë po mësohen që të njohin të ashutuquajturën “faza 2”, pra periudhën që do t’i hapë rrugë rikthimit të normalitetit pas

Premier Liga po mendon që të mbyllë kampionatin e këtij viti pa kthyer lojtarët në stërvitje e në fushën e lojës, duke ndjekur shembullin

Ditë të bardha për ish-futbollistin e famshëm Brazilian, Rinaldinho, i cili ka lënë ambientet e burgut të kryeqytetit të Paraguait, Asunc

Gjysma e ekipit të Teutës vazhdon normalisht stërvitjen në stadiumin “Niko Dovana”, teksa bëhet fjalë kryesisht për ata lojtarë që jetojn

Klubi gjerman i Verder Bremer, ku aktivizohet ylli i Kosovës, Milot Rashica, do të zbresë ditën e sotme në fushën e blertë, për t’u stërv

Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, që prej kohësh është përfolur se ka arritur marrëveshjen me Atletico Madridin, duket se është i destin

Sugjerimi se Lionel Messi mund të transferohet tek Interi zgjati vetëm disa orë.