Tirana – Teuta 3-0 (25-8, 25-21, 25-8)

Java e 9-të e Kampionatit Kombëtar në Volejboll për femra është mbyllur sot pasdite me takimin Tirana-Teuta luajtur në “Asllan Rusi”, një ndeshje e komanduar dhe fituar me meritë 3-0 nga bardheblutë e trajnerit Gorenxa. Ndeshja u shty nga FSHV-ja me rastin e “One Day More For Volleyball”. Për sa i përket takimi, ai ishte nëj formalitet për Tiranën, që pati epërsi në çdo drejtim dhe e meritoi fitoren dhe tri pikët. Një sukses që rikthen diferencën prej 3 pikësh mes Barletit kryesues dhe bardhebluve në kampionat, dy skuadrat pretendente për titull në volejboll për femra.

Renditja: Barleti Volej 27 pikë (9/0), Tirana 24 pikë (8/1), Skënderbeu 19 pikë (7/2), Partizani 15 pikë (5/4), Teuta 10 pikë (3/6), Vllaznia 10 pikë (3/6), Elbasani 3 pikë (1/8), Flamurtari 0 pikë (0/9).