Volejboll/Propozim unik nga Italia, titulli të shkojë për mjekët dhe infermierët!

29/03/2020 - 18:38

Të flitet për sport në këto momente është shumë e vështirë në çdo vend të botës aq më tepër në Itali ku lufta me koronavirusin në javët e fundit është ashpërsuar akoma më shumë. Numri i të vdekurve e ka kaluar shifrën 10 mijë dhe për të vlerësuar mjekët dhe infermierët të cilët janë heronjtë e vërtetë të kësaj lufte një propozim unik.

Të anulohet kampionati dhe titulli kampion t’i dorëzohet presidentit të Republikës Sergio Matarella në mënyrë që ky i fundit t’ua japë mjekëve dhe infermierëve.

Kjo është ideja e një prej presidentëve të klubeve që militojnë në Serie A1 në volejbollin e femrave. Qëllimi i këtij propozimi është vlerësimi i sforcos së mjekëve dhe të gjithë personave që në këtë periudhë po luftojnë me koronavirus, një propozim që në dukje nuk do të sillte asnjë pakënaqësi.

Pritet që kjo ide fisnike të hidhet në diskutim më 31 mars, kur 11 klubet do të mblidhen për të diskutuar se çfarë do të bëjnë në të ardhmen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me  merkaton e verës që po afron, skuadrat evropiane po bëjnë gati planet për lëvizjet e tyre.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë dhe kapiteni i Paderbornit, Klaus Gjasula, ka një pikë të dobët: kartonët e verdhë!

Panathianaikos nuk u ndahet futbollistëve shqiptarë.

Ndalimi i grumbullimeve në kohën e koronavirusit është diçka e ndaluar nga autoritetet shëndetësore në mbarë botën.

Milani po shton presionin për Denzel Dumfries dhe sipas mediave italiane është ekipi favorit për të firmosur me holandezin.

Nik Kirgios, është padyshim një nga tenistët më funny në historinë e këtij sporti tepër popullor.

Një ngjarje e turpshme ka tronditur botën e futbollit në Angli.

Tashmë temperatura në qytetin bregdetar sa vjen e rritet, por Teuta i është rikthyer fushës.