Çota: Teuta do të ngjitet në klasifikim, do të shënoj që në ndeshjen e parë

16/01/2015 - 15:38

16 janar 2015 -  "Teuta do të jetë supriza për pjesën e dytë të kampionatit" kështu shprehet sulmuesi i "djemve të detit" i sapoardhur nga merkato Mirel Çota, i cili ka besim se Teuta do të bëjë një paraqitje shumë të mirë dhe do të kthehet në "makth" për të gjitha skuadrat e Superiores. Çota shprehet optimist për merkaton dhe për formën që po kalon aktualisht skuadra, duke marë parasysh lojën që Teuta zhvilloi në ndeshjen miqësore me Tiranën pretendente ndërkohë që të shtunën Teuta do të zhvillojë një miqësore me Besën në orën 13.00.

"Unë jam i bindur se Teuta do të jetë skuadra e cila do të bëjë diferencën përgjatë pjesës së mbetur të kampionatit. Personalisht mendoj se janë lënë pas momentet e vështira që Teuta ka kaluar përgjatë dy fazave të para të kampionatit dhe tashmë situata në skuadër ka ndryshuar për mirë. Shikoj një skuadër të mirëorganizuar, e cila ka besim tek forca e saj. Ky fakt u pa edhe në përballjen miqësore me skuadrën e Tiranës ku gjithçka fuksionoi shumë mirë. Skuadra u vendos shumë mirë në fushë dhe zhvilloi një ndeshje mjaftë cilësore në të gjitha drejtimet, duke lënë pështypjet se kemi të bëjmë me një skuadër të mirëorganizuar në të gjitha repartet. Kjo erdhi edhe si pasojë e përforcimeve", u shpreh fillimisht Çota. Kur na ndajnë 10 ditë nga rinisja e kampionatit, në kampin durrsak kanë nisur të mendojnë për transfertën e Vlorës. 

Sulmuesi shprehet optimist teksa pohon se teuta do të udhëtojë drejt Vlorës për të fituar.

"Ne po vazhdojmë të përgatitemi intesivisht dhe përpos faktit se është ende herët për të menduar për Flamurtarin, vëmëndja jonë është përqëndruar totalisht tek kjo përballje. Skuadra ndihet në formë shumë të mirë dhe kemi besim se do fitojmë në Vlorë, duke marë parasysh edhe problemet me të cilat po përballen vlonjatët kohët e fundit. Përpara kësaj përballje skuadra e Teutës do të luajë dy ndeshje miqësore, me qëllim që të konsolidohemi. Gjithçka po fuksionon si duhet dhe jam i bindur se Teuta do të klthehet në "makth" për të gjitha skuadrat e Superiores ndërkohë që personalisht do të përpiqem të shënoj që në këtë ndeshje të parë", përfundoi Çota.     

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ardhmja e portierit Gary Maley në Livingston është lënë në mëshirën e tifozëve në rrjete sociale, pasi që klubi e postoi një anketë ku

Ish-lojtari italian, Masimo Brambati, ka hapur polemika të shumta në Itali, teksa në një lidhje live në “Instagram” ditën e djeshme është

Federata Malteze e Futbollit ka organizuar një mbledhje për të vendosur në do të jepet apo jo titulli kampion për edicionin 2019-2020.

Barcelona i ka të qarta idetë për merkaton e kësaj vere. Blaugranat kërkojnë të ndërhynë në ato reparte ku kanë më shumë nevojë.

Ky sezon ka qenë i pafat për Lukas Bilian. Dëmtimet i kanë komplikuar situatën duke e lejuar të luajë vetëm në 7 raste.

Portieri argjentinas, Uilli Kabajero ka zbuluar se mori kërcënime me jetë, pas asaj gafe të bërë në Botërorin e Rusi 2018, kur tentoi të

Teuta është e gjitha e përqendruar te stërvitjet. Data e rifillimit të kampionatit po afron dhe në Durrës duan që të jenë gati.

Në një kohë kur Premier League mbetet në pritje për të mësuar datën zyrtare se kur do të rifilloj kampionati, ekipet po punojnë për sezon

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në Alpet Zvicerane në janar të 2014-ës, ndërsa

Erblira Bici është një nga volejbollistet më të njohura shqiptare që luan në Itali.