‘Panama Papers’, dalin emrat e Gallianit e Berlusconit

15/04/2016 - 19:00

Në miliona faqe dokumentosh të ‘Panama Papers’, është zbuluar edhe emri i Adriano Gallianit. Në fakt 67-vjeçari bënte pjesën e listën e dytë me emrat e biznesmenëve italianë që janë aksionarë të kompanive që janë regjistruar në parajsat fiskale për të shmangur taksat.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se ndër 100 emrat italianë figurojnë edhe Silvio Berlusconi dhe Flavio Briatore. Në fakt presidenti i Milanit rreth 20 vite më parë ka qenë nën hetim për shlyerjen në të zezë të pagesave të disa futbollistëve të Milanit, ndër të cilët Marco Van Basten dhe Ruud Gulit. Si një nga administratorët e ‘Sport Image’, shoqëri e themeluar më shumë se 20 vite më parë nga Berlusconi në parajsat fiskale rezulton të jetë Adriano Galliani.

Mossack Fonseca ka krijuar një tjetër shoqëri, që u ka shërbyer Berlusconit dhe Britores, edhe pse dy emrat e njohur në sportit në Itali nuk shfaqen drejtpërdrejt në dokumentet e ‘Panama Papers’. Mediat italiane në ditët në vijim pritet të botojnë të tjera dokumente të rëndësishme që vërtetojnë lidhjen e personazheve të njohura në botën e sportit, që u janë shmangur taksave nëpërmjet kompanive ‘offshore’.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vendimi i konfirmuar edhe nga CAS për të pezulluar me 10 vite dhe 1 milionë euro gjobë Skënderbeun ka krijuar një situatë të pakëndshme t

Shumë skuadra zgjedhin zonat me kushte klimaterike mesatare për t'u përgatitur për sezonin e ri. 

Triumfi në Champions League ka vënë në gjumë të thellë Liverpool.

Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani është futur në histori, si e para lojtare që Reali i Madridit blen për ekipin e tij

Mund të ketë shumë faktorë për dështimin e skuadrave shqiptare në kupat e Europës, por eliminimi i të gjitha ekipeve të Superiores, IPKO

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli pas fitores 1-0 ndaj Ventspils në “Niko Dovana”, por që për fat të keq nuk arriti t’i sigurojë një

Një shtyllë në start të ndeshjes dhe një eurogol.