“Elbasan Arena” vishet kuqezi

20/09/2014 - 10:03

20 Shtator 2014 - “Elbasan Arena” po merr formë me konturet e kombëtares për të qenë gati për ndeshjen e inaugurimit që do të shikojë kuqezinjtë përballë Danimarkës. Punimet në stadiumin ku Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë eliminatore të shtëpisë për Euro 2016, vazhdojnë me intensitet të lartë. Gjatë ditëve të fundit ka nisur montimi i stolave me ngjyrat kuqezi siç demonstrojnë edhe imazhet pasi deri në ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar në Tiranë, “Elbasan Arena” do të jetë shtëpia e re e kombëtares së futbollit.

Kompleksi i vjetër “Ruzhdi Bizhuta” iu nënshtrua rikonstruksionit për një stadium të ri që duhet të përfundojë deri në datën 11 Tetor kur do të inaugurohet edhe me sfidën eliminatore kundër Danimarkës. Stadiumi është inspektuar disa herë nga kryeministri Edi Rama por edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, të cilët kanë premtuar se “Elbasan Arena” do të jetë gati në kohë për të pritur sfidën e parë të Grupit I në Shqipëri. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërsa pandemia e koronavirusit po gjunjëzon të gjithë botën, FIFA vrapon për të shpëtuar futbollin.

Ish-presidenti i Marsejës, Pape Diof, u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 68-vjeçare, pasi u infektua me koronavirus.

Këshilltari i ekipit të Formulës 1 Red Bull, Racing Helmut Marko i propozoi pilotëve të skuadrës austriake për t’u infektuar me koronavir

“Pape ynë ka vdekur”! Ky është titulli i madh i prestigjiozes franceze “L’Equipe”, që i ka dedikuar faqen e parë ish-presidentit

Klubet në Itali janë ndarë në dysh, me disa që kërkojnë anulimin e sezonit aktual dhe nisjen e përgatitjeve për të ardhshmin, dhe të tjer

Mënyra më e mirë për të harruar izolimin është stërvitja.

Një lajm i bujshëm nga Italia që gjen vend në faqet e para të gazetave spanjolle.

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka dhënë një intervistë për kanalin gjerman “Sport 1”, ku përveç situatës së vështirë që po kalon It

Ndonëse situate me koronavirusin në Europë mbetet shqetësuese dhe në shumë disa shtete është përhapur në masë të gjer, në UEFA nuk kanë n