“Panama Papers”/ Emrat e të gjithë sportistëve të dyshuar

12/04/2016 - 10:26

Skandali “Panama Papers” që ka tronditur botën, ka prekur edhe sportin. Kjo rrjedhje masive informacionesh konfidenciale tregon mënyrën sesi i përdorin të pasurit dhe të pushtetshmit parajsat fiskale për të fshehur pasurinë e tyre.

Plot 400 reporterë në 80 vende të botës u angazhuan për zbardhjen e tyre dhe në dokumente kanë dalë jo pak emra futbollistësh, pilot Formula 1, drejtuesish e menaxherësh.

Lista sigurisht kryesohet nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, ndërsa pasohet nga sulmuesi i Leicester, Leonardo Ulloa, apo braziliani i Chelseat, Willian. Në listë nuk mungojnë as emra legjendash, ish-futbollistë që kanë bërë histori me skuadrat e tyre respektive. 

Bota e futbollit u trondit nga emri i Gianni Infantino-s, kreut të ri të FIFA-s, i cili erdhi me misionin për të pastruar institucionin më të lartë të futbollit nga skandalet e shumta, por tashmë edhe ai është një i dyshuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vendimi i konfirmuar edhe nga CAS për të pezulluar me 10 vite dhe 1 milionë euro gjobë Skënderbeun ka krijuar një situatë të pakëndshme t

Shumë skuadra zgjedhin zonat me kushte klimaterike mesatare për t'u përgatitur për sezonin e ri. 

Triumfi në Champions League ka vënë në gjumë të thellë Liverpool.

Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani është futur në histori, si e para lojtare që Reali i Madridit blen për ekipin e tij

Mund të ketë shumë faktorë për dështimin e skuadrave shqiptare në kupat e Europës, por eliminimi i të gjitha ekipeve të Superiores, IPKO

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli pas fitores 1-0 ndaj Ventspils në “Niko Dovana”, por që për fat të keq nuk arriti t’i sigurojë një

Një shtyllë në start të ndeshjes dhe një eurogol.