“Vllaznimi Cup” mbledh 2800 futbollistë

02/07/2012 - 00:00

Pamje nga ceremonia e turneut ndërkombëtar “Vllaznimi Cup”  Djathtas Idriz Gashi, majtas Dritan Babamusta, përgjegjës i zyrës rajonale të FSHF-së.
<p>&nbsp;</p> <p>Pamje nga ceremonia e turneut ndërkombëtar &ldquo;Vllaznimi Cup&rdquo;</p> <p>Djathtas Idriz Gashi, majtas Dritan Babamusta, përgjegjës i zyrës rajonale të FSHF-së.&nbsp;</p>

Për dy javë më rradhë qyteti i Durrësit kthehet në “kryeqendrën e futbollit”. 109 ekipe,  përfaqësuese të shtatë shteteve, do të ndeshen njëri me tjetrin për të rrëmbyer kupën e turneut “Pavarësia”. Iniciatori i këtij evenimenti futbollistik që startoi më 24 qershor dhe do të ulë siparin  më 9 korrik është gjyqtari Idriz Gashi. Krahas angazhimit sportiv, të rinjtë nga vende të ndryshme të Europës njihen edhe me trashëgiminë e pasur kulturore të vendit tonë

Kam nisur ta dëgjoj këtë emër fillimisht në angazhimet e tij si gjyqtar futbolli. Gjykoi edhe në superligë për disa vite dhe mbajti traditën e njohur të Durrësit në arbitrimet. Ditëlindja e tij është 7 mars 1973. Edhe kur e bëra mik, nuk dëgjova kurrë prej tij të thoshte që gjithçka në jetë e bëj për t’u dukur. Gjatë bisedës shprehet optimist për të realizuar mirë, gjërat që merr përsipër t’i bëjë. Jo se nuk e kisha vënë re edhe më parë, por në këtë qershor të vitit 2012 vërtet vlerësova diçka të qenësishme të tij. Ky njeri 39 vjeçar, me energjinë dhe potencën e tij, me vizion dhe bindje nga më inkurajueset, duke filluar nga 24 qershori e deri më 9 korrik ngren në këmbë 109 ekipe futbolli të 7 shteteve dhe sjell në Durrës 2800 futbollistë. Ata do t’i përkasin moshave nga më e njoma 10 vjeçare dhe deri tek 19-të vjeçarët e formuar. Organizon një lloj turneu që sido që të jetë, të gjithë mbeten të kënaqur, të ekzaltuar për atë çka i ofrohet dhe pasi ikin ajo që u takoi të manifestonin,  u mbetet nga kujtimet më të spikatura jetësore. Është pra ky 39 vjeçar, që ndonëse i lodhur, nuk e zbeh buzëqeshjen me këdo që takon, duke i rënë të përballet edhe me një vogëlush që sapo ka nisur t’i bjerë topit, për të mos u shtrirë tek përfaqësuesit e 7 shteteve të huaja duke komunikuar me ta në anglisht, turqisht dhe në gjuhën maqedonase.

Idriz Gashi është natyrë e qetë dhe në se nuk e prek vetë punën e tij, zor se mund ta besosh se mund të bëjë gjëra kaq mbresëlënëse, që tronditin në këtë zheg vape tërë botën e futbollit ballkanas dhe më gjerë. Më la pa mënd deviza e tij: “Të ndryshëm, por të barabartë”. Në këtë turne gjigand për nga pjesëmarrja, ku rroket përpjekja e 2800 futbollistëve (një pjesë jo e vogël janë edhe femra), janë në alarm një sërë impiantesh hotelerike të plazhit, ku sponsorë të panumërt janë në konkurencë se cili mund të ndihmojë më shumë, ku një bazë e fuqishme materiale dhe trofesh pritet të shpërndahet për fituesit. Të gjitha këto vihen në lëvizje nga mendja, organizimi dhe menaxhimi i Idriz Gashit. Jam shumë i mrekulluar nga ajo çka ndodh, nuk po i bëj thjesht reklamë, pasi ai nuk e dëshiron një gjë të tillë. Por puna e tij duhet promovuar e  publikuar, për ta bërë pronë të opinionit, ndoshta edhe thjesht për ta ditur se në Durrës nga 24 qershori e deri më 9 korrik, vijnë të luajnë futboll 2800 lojtarë dhe lojtare, që flasin gjuhë të ndryshme, por që në një pikë kanë dicka të përbashkët: ëndrrat dhe dëshirat për të qenë njerëz aktivë të shoqërisë së civilizuar europiane. Nga 8 qershori për të përfunduar me 1 korrik u zhvillua kampionati europian i futbollit, që organizohet nga UEFA dhe në njëqind mënyra është ndërtuar menaxhimi financiar.

U ngritën në këmbë dy shtete: Ukraina dhe Polonia, për të bërë pra këtë europian të madh të futbollit. Ndërkohë si një paralele në miniaturë, në Durrës me 24 qershor filloi rrugëtimin një turne ndërkombëtar futbolli me epilog 9 korrikun. Truri i këtij organizimi që nuk prek 16 ekipe finaliste, por 109 të tilla, që nuk merret vetëm me 320 futbollistë, por me plot 2800 të tillë është Idriz Gashi, mësues i edukimit fizik në profesion, gjyqtar futbolli në pasion, por që duket i lindur me fantazinë e një menaxhimi perfekt të njërës prej veprimtarive më masive që organizohen në Shqipëri. Model në të gjitha detajet. Që në pritjen e ekipeve, në akomodimin e tyre, në kalendarin e ndeshjeve, në shfrytëzimin e kohës së lirë nëpërmjet vizitave dhe prekjeve të realitetit shqiptar, e deri në krijimin e mjedisit të mrekullueshëm për ndarjen e trofeve. Dekori i fushave sportive është një përvojë dhe risi më vete. Uniformat sportive janë të pastra dhe me ngjyra tërheqëse. Rregulli dhe pjesëmarrja në turne, e patolerueshme duke zbatuar rregulloret e veprimtarive zyrtare nga ato që organizon UEFA. Si mund ta trajtojmë edhe më gjerë, angazhimin e një njeriu të vetëm, i cili falë modestisë dhe karakterit të butë e njerëzor, rrok bashkëpunimin me aktorë të tjerë si: Bashkinë e Durrësit, Federatën Shqiptare të Futbollit, Klubin e Futbollit “Teuta” dhe Komunën e Rrashbullit? Shoqata e tij quhet “Vllaznimi” duke tentuar në vijimësi vëllazërimin ndërmjet kombeve, racave dhe etnive të ndryshme. Prandaj nënvizohet fuqishëm deviza e tij: “Të ndryshëm, por të barabartë”.

Promovimi

Flitet për sezon turistik, jepen shifra marramëndese për shtimin e numrit të turistëve. Flitet pa pushim për përsosje të infrastrukturës hotelerike, e gjithçfarë tjetër. Ndërsa ngrihet një Idriz Gash, i cili duke shfrytëzuar akomodimin në hotelin Florida, Erzeni, Viktori dhe Romano prezanton një pjesë të Shqipërisë turistike para faktorit të huaj, që janë futbollistët, trajnerët, specialistët dhe të gjithë të ftuarit e tjerë. Por atyre u është ofruar edhe një plan vizitash, që krahas konkurimit në futboll të prekin realitetin shqiptar duke i prezantuar pikat e rëndësishme historike, kulturore dhe arkeologjike të qyteteve të Durrësit, Tiranës, Krujës, Kavajës etj. Për orë të tëra, pjesëmarrësit në këtë turne frekuentojnë edhe plazhin dhe bukuritë natyrore të Durrësit. Kështu që Idriz Gashi nga korniza e futbollit, që është sebepi kryesor që i mbledh të huajt dhe shqiptarët në ndeshjet ndërmjet tyre, kalon tek turizimi, vlerat shpirtërore dhe kulturore të popullit mikpritës të Shqipërisë. Ky specialist i mirëfilltë i top këmbës, shfaqet edhe si një patriot i vërtetë i vendit të tij, i cili në këtë 100-vjetor të Pavarësisë i ka shumë të nevojshme takime dhe veprimtari të tilla.

Menaxhimi

Idriz Gashi me stafin dhe bashkëpunëtorët e tij, ka nevojë për biznesin, por ai nuk duhet “vrarë” dhe fyer. Po të gjesh gjuhën e butë dhe afruese të komunikimit edhe biznesi nuk të kthen kurrizin, por të pyet se çfarë nevoje ke për të. Kuptohet që ndihma që i kërkohet biznesit është shumë e mundshme për t’u plotësuar, sepse edhe vetë tregtarët, afaristët e duan një angazhim të tillë për t’u njohur e masivizuar puna e tyre tek njerëzit. Dhe mençuria e Idriz Gashit rrok bashkëpunimin me kompani biznesi si: Uji Tepelena, kompania celulare Plus, Coca Cola, Toma Sport, PNUD etj., të cilat japin financime në linjat e tyre. Paraja nuk është derdhur lumë siç mund ta ngatërrojë dikush këtë angazhim. Jo, jo! Uji Tepelena ofron ujë për të gjithë futbollistët, gratis. Natyrisht i bëhet reklamë firmës së vet. Kjo është në logjikën më të thjeshtë të kësaj ndërmarrje. Coca cola shpërndan produktet e saj dhe të gjitha së bashku akordojnë financime për dhënien e stimujve materialë për ekipet dhe futbollistët si: kupat, uniformat dhe çantat sportive, topat dhe këpucët e futbollit. Idriz Gashi me fantazinë e tij ofron menaxhues që të ndihmojnë në financimet që kërkohen, por edhe menaxhues organizativ të turneut ndërkombëtar “Vllaznimi”. Dhe emrat e Shaban Sinan, Selim Xhixhës, Astrit dhe Agron Merkos, Hatmi Gashit, Gazmend Veselit, Sherif Jonuzit, Dritan Babamustës, Eduart Salillarit, Fatmir Eficës etj. janë një pjesë e bashkëpunëtorëve dhe mirëkuptuesve të tij. Edhe ftesa e aktivitetit, e përkryer nga stilizimi dhe realizimi grafik, është një detaj më vete i depërtimit në Kupës “Pavarësia” të metodës së menaxhimit.

Miqësia

Të ndodhesh këto ditë në mjediset e futbollit në Durrës dhe Kavajë, nuk e kupton se cili është shqiptar dhe cili i huaj. Fëmijët luajnë së bashku, argëtohen së bashku dhe qëndrojnë edhe në kohën tjetër së bashku. Miqësi e vëllazëri e skajshme, mrekulli tjetër kjo më vete që e kultivon dhe e shtrin në formën më të mirë Idriz Gashi. Nuk është thjesht qëllimi të ftosh disa ekipe, të bësh disa ndeshje, të ndash trofe madje të fitosh edhe ca kacidhe. Jo, jo për Idriz Gashin rëndësi ka jehona dhe vlerat e asaj që organizon, sa ndjehet dhe preket tek fëmijët dhe të ftuarit e tjerë, vlaga që ruan pas kësaj. Jehona e punës së Idriz Gashit kërkon evidentim, ndonëse nga viti në vit është në rritje. “Ka shumë vese të kohës,- thekson Idrizi,- dhe nëpërmjet këtyre organizimeve zbehen sadopak ndikimet e tyre. Në antitezë me to, provokohen vlerat e mirëfillta njërëzore që fëmijët i thithin në këto mosha delikate. Futbolli është sporti më i përshtatshëm që mund të bëjë bashkimin dhe vëllazërimin ndërmjet fëmijëve të shteteve të ftuara, sepse është shumë masiv dhe popullor. Edukata që kërkohet në këto evenimente, krijon shprehi për ta patur gjithsecili në aktivitetin e përditshëm. Por më vjen mirë për miqësinë që lidhet ndërmjet fëmijëve sportistë, që sigurisht ruhet e forcohet edhe pas kësaj.” Parë kështu turneu “Vllaznimi Cup”, për krijimin e trofeut “Pavarësia” nxitur dhe organizuar nga Idriz Gashi, është më shumë se futboll. Dhe shprehja të lumtë Idriz Gashi, është më e pakta që mund t’i transmetosh këtij njeriu të mirë dhe të përkushtuar ndaj vlerave sportive dhe njerëzore.



 

"Vllaznimi Cup" ndahen trofetë e para

Me 27 qershor në mbrëmje, nën dritat e prozhektorëve dhe me praninë e qindra futbollistëve të vegjël dhe drejtuesve të tyre, u organizua ceremonia përmbyllëse e këtij niveli konkurimi. As nuk mund të mendohej një ceremoni e tillë, aq e bukur dhe mbreswlënëse. Idriz Gashi dhe bashkëpunëtorët e tij me çmimet dhe vlerësimet që dhanë  krijuan emocione të jashtëzakonshme tek të pranishmit të cilët e përcollën me një entuziazëm të pazakontë. Trofe, medalje, bazë e ndryshme materiale dhe dhurata të tjera të shumta, u dhanë për fituesit.

Trofetë për U-10

Vendi i parë u fitua nga ekipi Flamurtari – Prishtinë, vendi i dytë “Fair Play” Ohër dhe vendi i tretë Gjakova. Golashënuesi më i mirë është Xhavit Sabriu i ekipit “Fair Play” Ohër, që realizoi 7 gola. Arlind Bytyqi i Flamurtarit të Prishtinës, fitoi garën me portjerët e ekipeve të tjera konkurruese. Edhe lojtari më i mirë, u ndodh në ekipin Flamurtari. Ai është Albin Prapashtica.

Trofetë për U-12 

Kupën, medaljet dhe gjithçka planifikuar si dhurata me bazë materiale si topa, çanta dhe uniforma sportive, shkuan për ekipin “Bukuroshja” Preshevë, vendi i dytë Iliria Fushë Krujë dhe vendi i tretë për ekipin tjetër kosovar të Studençanit. Astrit Dreshaj i Besa të Pejës, është shënuesi më i mirë, ndërsa si futbollist çmimi i parë iu dha Kristi Jahorit të ekipit të FK Sukth. Iliria e Fushë Krujës ka në gjirin e saj portierin më të mirë të turneut – Lorenc Luka.

Me 29 qershor nisi konkurimi për moshat U-15 dhe U-17, që përfundon me 3 korrik.

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Janë të rralla rastet kur portierët e skuadrave bëhen golashënues.

Milan ndryshon trajner, por Mateo Salvini nuk bën të njëjtën gjë me mendimet e tij.

Imazhi i heronjve të ko mbëtares angleze ësh të njollosur prej një sherri për ndarjen e bonusit të Kupës së Botës 2018 prej 3 mln sterlin

Renato Arapi ishte protagonist dje, shpërdori një rast që mund të sillte fitoren dhe iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Kapiteni

Stefano Sensi, njeriu i ndeshjes për Interin kundër Udinezes, konfirmon momentin e tij magjik, por edhe hierarkinë e të qenit për momenti

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është vënë pas sulmuesit të Kosovës Vedat Muriqi.

Gazeta franceze “L’Equipe” shkruan se incidenti me himnin kombëtar të Shqipërisë, në ndeshjen Francë-Shqipëri, nuk është pritur mirë nga

Prej më shumë se dy vitesh kishin nisur punimet dhe tashmë “Arena Kombëtare” është drejt fundit.

Konkuroi në kërcim për së gjati dhe 103-vjeçari arriti të fitonte medaljen e artë.