“1-5 vite burg për huliganët”, zbardhet takimi i ministres me federatat

14/05/2019 - 22:56

Në ambientet e hotel “Tirana International” u mbajt dje takimi ndërmjet Ministres së Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, zv.ministrit Kostandin Shkurti, si dhe të gjitha federatave sportive në Shqipëri.Ky takim kishte si qëllim kryesor luftën dhe parandalimin e dhunës në sport, iniciativë e ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama rreth një muaj më parë pas disa ngjarjeve të dhunshme të ndodhura në Superligën e futbollit. MASR ka gati ndryshimet e legjislacionit për zhvillimin e sportit. Kërkohet që të ketë ndëshkim me burg për të gjithë ata që bëhen protagonistë të shfaqjeve të dhunës në çdo lloj aktiviteti sportiv.“Dhuna në sport është fenomeni më i keq për vetë mesazhin që përcjellin aktivitet sportive, të cilat kanë në thelb paqen dhe bashkimin e njerëzve. Ky fenomen është i përhapur kudo, jo vetëm në Shqipëri dhe është detyra e secilit prej nesh që të bëjmë më të mirën për përmirësimin e kësaj situate dhe ta kthejmë sportit ashtu siç duhet të jetë, një zbavitje”, tha ministrja Shahini, e cila më  pas shtoi:“Ndonëse Forcat e Rendit kanë qenë të pranishme, përsëri kemi pasur situata dhune që nuk kanë arritur të frenohen.

Dhuna në sport shfaqet në shumë drejtime, ku kemi pasur dhunë ndërmjet sportistëve, dhunë ndërmjet tifozëve në tribuna, dhunë në sektorë të ndryshëm ku janë përfshirë drejtues apo presidentë klubesh, apo dhunë fizike të ushtruar ndaj arbitrave. Vetëm gjatë vitit të fundit kemi pasur shumë raste dhune, si në Korçë, në ndeshjen e futbollit ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit.Në Fushë-Krujë kur u sulmuan futbollistët e Skënderbeut, si dhe rasti i fundit që ishte edhe nxitës për këtë nismë që kemi ndërmarrë, ai i ndodhur në Kamzë, ku u sulmua arbitri, si dhe në Tiranë në ndeshjen ndërmjet Partizanit dhe Flamurtarit”. Në fund, Shahini u shpreh se janë propozuar ndryshimet në kodin penal për të gjithë shkelësit, gjë që do të sjellë reduktimin e këtij fenomeni:“Në këtë kuadër, MASR, në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit, ka ngritur një grup të përbashkët pune për të gjetur të gjitha masat e nevojshme ligjore që duhen ndërmarrë në lidhje me parandalimin e këtij fenomeni. Konkretisht, kemi propozuar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, që do të sanksionojë ushtrimin e çdolloj forme të dhunës”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sportisti i mirënjohur i UFC, Connor McGregor është gjobitur pasi ai sulmoi një burrë në klubin ku kishte shkuar.

Madridi është në qendër të merkatos së Milanit. Dhe, jo vetëm për Angel Korrea të Atletikos.

Daniele Rugani me shumë mundësi do të largohet nga Juventusi, pasi nuk konsiderohet në planet e trajnerit të ri.

Elseid Hysaj ka deklaruar se do të largohet nga Napoli, dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.

Drejtuesit e Brescias, e rikthyer pas disa viteve në Serie A, i kanë idetë e qarta sa i përket ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri.

Teuta lë Korçën. Pas 14 ditësh mes përgatitjeve intensive, skuadra e ka mbyllur zyrtarisht fazën.

Pak më shumë se një javë në nisja e kampionatit të Kategorisë Superiore, Teuta zgjedhur futbollistin që do të jetë kapiten i parë i ekipi

Situatë e çuditshme për të mos thënë e pazgjidhshme për mbrojtësin e Kombëtares.

Mes Mauro Ikardit dhe Interit vazhdon grushti i hekurt.